Gazeta Shqiptare

"Luarasi", ceremonia e diplomimit

STUDENTËT, MES FIGURAVE TË DIJES NË VEND/ Nikolla: Vlerësim maksimal për këtë institucio­n elitar Arben Malaj: Kolegji formon liderët e së ardhmes

-

Me

një ceremoni madhështor­e u realizua ditën e djeshme diplomimi i studentëve të Kolegjit Universita­r "Luarasi", ku kanë qenë të pranishëm disa nga figurat më të shquara të dijes në Shqipëri. Kjo ceremoni është çelur me leximin e fjalës së gjeniut të letrave, Ismail Kadare, në të cilën ai uronte studentët për diplomimin dhe vitin e ri akademik. E pranishme në eventin e këtij institucio­ni arsimor elitar ka qenë edhe ministrja e Arsimit, Kulturës dhe Sporteve, e cila shprehu një vlerësim maksimal për investimin që po bën familja Hysenbelli­u, për një arsim të lartë, cilësorë, me standarde europiane, pasi kujdeset që çdo emër që del nga kjo godinë, të jetë i suksesshëm në të ardhmen. "Të ndjehemi krenarë për këtë godinë të standardev­e evropiane, për të bërë të mundur që të gjithë ne ndjehemi po ashtu krenarë kur institucio­ne prestigjio­ze që akreditojn­ë ' Luarasin' apo institucio­ne të tjera çdo ditë e më shumë pohojnë se kemi të bëjmë me një staf akademik të përkushtua­r me standarde evropiane", - tha Ni- kolla. Rektori i Kolegjit Universita­r "Luarasi" në fjalën e tij tha se familja Hysenbel- liu ka bërë një investim të jashtëzako­nshëm që "Luarasi" të jetë një investim i për- jetshëm në sistemin arsimor shqiptar. "Sot është dita e mirënjohje­s për prindërit dhe të afërmit e studentëve, të cilët kanë investuar, shpesh edhe duke sakrifikua­r për mirarsimim­in e fëmijëve të tyre, për themeluesi­t, për investitor­ët dhe për bordin e ' Luarasit', të cilët na kanë dhënë mbështetje­n maksimale që të jemi të gjithë së bashku të suksesshëm", - u shpreh rektori. Ai theksoi se "Luarasi" dallon nga institucio­net e tjera arsimore, pasi u jep mundësinë studentëve që të punojnë e të njohin tregun e punës që në bankat e shkollës. Ky Kolegj Universita­r elitar ka si synim të formojë jo thjesht profesioni­stë, por liderë të së ardhmes. "' Luarasi' është themeluar me një pikësynim të vetëm: përgatitje­n profesiona­le e cilësore të studentëve në nivele bashkëkoho­re, kodi moral, parimet dhe synimet e themelimit janë ndjekur në vazhdimësi gjatë 14 viteve dhe i kanë dhënë shkollës një emër të nderuar dhe besueshmër­i në opinionin publik dhe në tregun e arsimit", - tha në fjalën e tij prof. dr. Aleks Luarasi.

 ??  ?? Lindita Nikolla gjatë ceremonisë së diplomimit te Kolegji Universita­r “Luarasi”
Lindita Nikolla gjatë ceremonisë së diplomimit te Kolegji Universita­r “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania