Gazeta Shqiptare

Shembet shtëpia e Prek Calit, banorët: Akt i turpshëm, e vranë për herë të dytë

"Është gjëja më e keqe e ndodhur në 100 vite, edhe Enver Hoxha nuk e rrëzoi shtëpinë" "IKMT prishi kullën e heroit të rezistencë­s antikomuni­ste"

-

Banorët e Vermoshit në Malësinë e Madhe janë hedhur në protestë, pasi ditën e djeshme, Inspektora­ti Ndërtimor i kësaj bashkie ka shembur shtëpinë e udhëheqësi­t të rezistencë­s antikomuni­ste, Prek Cali. "Kjo është vrasje e dytë që i bëhet Prek Calit dhe kullës së tij prej regjimit komunist, se të njëjtit janë. Ne nuk kemi pritur gjë të mirë nga këta dhe as nuk presim dhe këtë e vërtetuan me këtë akt të turpshëm", thanë banorët e zonës. Mësohet se prej kohësh ish- kryetari i komunës së Kelmendit në Malësinë e Madhe, Gjeto Dukaj dispononte një projekt për rikonstruk­sionin e shtëpisë së Prek Calit. Dukaj ka lobuar me shqiptarët e diasporës në Amerikë dhe ka arritur që të mbledhë disa fonde për rikonstruk­sionin e shtëpisë së figurës së njohur të rezistencë­s antikomuni­ste. Pasi janë mbledhur këto para, në bazë edhe të projektit për rikonstruk­sionin e shtëpisë kanë nisur dhe punimet për ta bërë realitet. Nga ana tjetër, pas zgjedhjeve vendore në 2015- ën, ku Bashkia Malësisë së Madhe u fitua nga Tonin Marinaj, duke pasur rrotacion politik nga PD tek PS dhe shkrirjen e komunave, situata ndryshoi dhe nisën hapat e parë për bllokimin e këtij projekti. Të paktën ky është pretendimi i banorëve të Vermoshit, të cilët dje deklaruan se kulla e Prek Calit u prish nga IKMT.

BANORËT

"Falënderoj diasporën që ka investuar për të ndërtuar shtëpinë e Prek Calit. Shtëpia është dëmtuar gjatë kohës vetvetiu dhe duhej të ishte marrë prej kohësh një vendim për ta mbrojtur dhe rikonstruk­tuar. Si mund të merret ky vendim pas 27 vitesh për shembjen e shtëpisë së Prek Calit nga pushteti vendor, Inspektora­ti Ndërtimor i Bashkisë Malësi e Madhe. Si mund të rrëzohet një muzeum në tokën e Vermoshit, ku varet e gjithë harta e Shqipërisë këtu", u shprehën disa banorë. Sipas tyre, kulla e Prek kemi informacio­n se Drejtoria Rajonale e Kulturës në Shkodër posedon një dokument, që pretendon se është një vendim i Ministrisë së Kulturës, ku thuhet se shtëpia e Prek Calit të kthehet në një muze dhe kjo të bëhet përmes shembjes të ndërtesës që ishte dhe ndërtimit të një godine tjetër me të njëjtin stil. Por, kjo nuk është gjë tjetër veçse një falsifikim i Drejtorisë Rajonale të Kulturës, me qëllimin e vetëm për të përfituar", deklaruan pjesëmarrë­sit në tubim. Ndërsa kishte nisur puna për ndërtimin e katit të parë, Inspektora­ti Ndërtimor i Bash- kisë Malësi e Madhe ka dërguar fadromat, duke shembur atë, me argumentin se punimet po bëheshin pas leje. Edhe pse shtëpia e Prek Calit është shembur, toka ku ishte ndërtesa do të ruhet nga protestues­it. "Na kanë vrarë të gjithëve në vermoshasv­e. Ne nuk dinim gjë se do e shembnin kullën e heroit tonë, pasi nuk do ta kishim lejuar. Tani do ta mbrojmë me çdo kusht dhe të mos guxojnë të vijnë më këndej, sepse kanë dhunuar për të dytën herë heroin Prek Cali", thanë banorët. Realisht 80% e shtëpisë së Prek Calit ishte e amortizuar.

 ??  ?? Shtëpia e Prek Calit
Shtëpia e Prek Calit
 ??  ?? Banorët duke protestuar nën rrënojat e kullës që u shemb nga IKMT
Banorët duke protestuar nën rrënojat e kullës që u shemb nga IKMT
 ??  ?? 20- vjeçari Emirjon Nika
20- vjeçari Emirjon Nika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania