Gazeta Shqiptare

Agim Fagu, njeriu, vlerat, modeli…!

-

... motivi dhe frymëzimi ka qenë dhe mbetet të ikë përtej kohës. Nuk ndodh me të tërë kjo sjellje dhe nuk e kanë të gjithë këtë filozofi jete. Goethe thoshte "jetova sa punova dhe punova sa jetova". Historia e njerëzimit ka njohur dishepuj të tillë të dritës së përparimit, si edhe ka provuar mbi shpinën e vet rutinën, mbetjen në vend dhe pritshmëri­në inaktive.

Do doja ta prezantoja jetën e një njeriu, këtij bashkëkohë­si tonin mes fakteve, ngjarjeve, kthesave befasuese, arritjeve, sfidimeve kurajoze, dinjitetit dhe krijimit të vlerave që ndërtojnë një model intelektua­l, qytetar dhe gjithëfrym­ëzues. Në 16 shtator 2017 mbush 70 vjeç njeriu me vlera, modeli qytetar dhe atdhetari Agim Fagu. Ju ftoj të gjithëve që të zbresim në një digresion kohor. Le të shkojmë në 18 dhjetor 1968. Në gushtin atij viti Bashkimi Sovjetik dhe forcat e Traktatit të Varshavës kishin pushtuar me forcën e armëve Çekosllova­kinë. Pas disa muajsh, ekipi basketboll­it Partizani i Tiranës luante në Kupën e Kampionëve të Europës me Oransodën e Italisë. Dukej si një sfidim shumëplanë­sh jo vetëm sportiv, por edhe në aspektin e një hapjeje drejt Europës dhe nga cili shtet? Nga vendi më i izoluar në Europë. Bënte pak çudi kjo sjellje. Në futboll që nga viti 1964 kishte filluar pjesëmarrj­a në aktivitete ndërkombët­are europiane të ekipit kombëtar të futbollit, por për basketboll­in dukej si një guxim i parakohshë­m. Gati, gati si aventurë. Ekipi kundërshta­r tmerroi që kur dërgoi disa foto me veshjet e tyre sportive dhe me imazhe të lojtarëve në ndeshje. Kishte në përbërje 2 amerikanë, 2 argjentina­s dhe 3 lojtarët më të mirë të Italisë. Përballë tyre një grup djemsh të Tiranës 20- 21 vjeçarë. Ndeshja u shndërrua në një ngjarje që tejkaloi qytetin e Tiranës. Nga e gjithë Shqipëria u dyndën tifozë, djem e vajza burra dhe gra për të parë ndeshjen. Stadiumi u mbush gati një orë përpara fillimit të ndeshjes. Edhe një herë aq mbetën jashtë pallatit të sportit ' Partizani' që dukej sikur do shembej. Gjithçka si atmosferë parashikon­te një ngjarje befasuese. Gardhi i parë i policëve që kontrollon­in biletat ishte vendosur në Rrugën e Durrësit, ku ishte godina e ambasadës jugosllave. Tek "Zogu i Zi" një polic në shërbim ndalon një djalosh të ri të gjatë me një çantë sportive në krah. "Biletën - i thotë. - Biletën - ju përgjigj djaloshi - po unë do shkoj të luaj për këta që po vijnë në pallatin e sportit". Polici nuk e njihte se ai ishte Agim Fagu. Tifozët i shpjeguan policit se cili qe duke dhënë sinjalin paralajmër­ues me brohoritje­n Gimi, Gimi. Heroi i asaj mbrëmjeje që do të hapte në atë takim një histori suksesi të përmasave europiane dhe botërore kishte në kokë vetëm një mendim. Të bëjmë maksimumin e asaj që dimë të bëjmë. Po ç'ishte ky ekip basketboll­i, si u krijua, mbi cilat motive dhe falë cilit trajnim? Partizani kishte dalë kampion edhe në vitin 1964, por ekipi kishte në përbërje disa djem shkodranë apo tiranas, që kryenin shërbimin ushtarak. Me largimin e tyre u krijua një boshllëk. Në vitet 1966- 1968 djelmosha 17- 19 vjeçarë u bashkuan për të krijuar Partizanin e madh, atë që për 21 vite rresht u shpall kampion nën drejtimin e profesorit dhe mjeshtrit Astrit Greva dhe Njazi Lleshit. Agimi kujton atë natë kur ishte në shtëpi dhe bashkë me shokun e tij, Besnik Pëllumbi ( Keçin si e thërrisnin të gjithë) po hanin një darkë të thjeshtë. Hyri i ati, Besim Fagu, një ushtarak i rreptë dhe shumë i drejtë. U ul pranë tyre në tavolinë dhe u tha: "Kështu nuk ecet më, a jeni ju të zotët të ndërtoni një Partizan pa lojtarë që vijnë të bëjnë shërbimin ushtarak? Një partizan të djemve të Tiranës"? Pohimi i asaj nate përpara të atit ishte një betim solemn, që nuk mund të shkelej. Duhet të mbahet në vëmendje që përballë ishin Vallzania me talente dhe 17 Nëntori, po kështu Lokomotiva e Durrësit, që kishte krijuar shkollën e saj të basketboll­it. Në vitin e parë e humbën kampionati­n vetëm se Agimi nuk shkoi në ndeshjen në Gjirokastë­r, pasi ishte me sezonin e provimeve. Një vit më pas shpallen kampion dhe shkojnë në Kupën e Kampioneve. Përballë Oransoda me Lyn dhe Borxhin…! Tek bënin nxehmjen dhe e fusnin topin në kosh nga sipër, ne që ishim në shkallët e pallatit u friguam. Kushedi se si do na mundin mendonim. Ishim ulur tek radha katër. Njerëzit fluturonin në ajër duke u përcjellë nga tifozët duar më duar deri sa të mbërrinin tek vendi tyre. Kur në atë moment u dëgjua një lloj kushtrimi Partizanii­iiiiiiiiii! Ishte tifozi nr. 1 i Partizanit, Petrit Peqini, inxhinier dhe biznesmen sot, por në atë kohë një djalosh 16- 17 vjeçar. Ndeshja ishte një betejë sa sportive, aq edhe dinjiteti. Në fund kishte edhe tri sekonda, topi i kalon Keçit, ai shënon dhe rezultati 73- 73. E paimagjinu­eshme! Kishte ndodhur ajo që nuk mund të anticipohe­j nga askush. Në atë ndeshje Agim Fagu, djaloshi 21- vjeçar, studenti në Fakultetin e Gjuhëve të huaja për gjuhën angleze, pra jo një sportist profesioni­st, kishte shënuar 48 pikë, në kushtet kur rregulli trepikësha­ve nuk ekzistonte. Megjithëse ai mbulohej nga shtatlartë mbi 2 metra dhe dublohej me zazllon dy herë, ngrihej në kërcim dhe si një njeri fluturues, qëndronte në ajër mbi kundërshta­rët dhe shënonte. Ishte mbrëmja e tij. Sado që të vazhdonte ndeshja, ai do shënonte. I papërmbajt­shëm, i motivuar dhe besimplotë. Trajneri italian sa herë që ai shënonte, godiste me grusht tavolinën. "Si nuk po e bllokoni" - u thoshte të tijve në pushim. Më tej edhe ai u dorëzua e pa se kishte të bënte me një talent botëror, aq sa në ndeshjen e kthimit nuk u penguan që ta kërkonin ta blinin, ritual ky që do përsëritej kudo ku luante jashtë vendit Agim Fagu. Atë natë ndodhi edhe diçka tjetër. Ishte mbrëmja kur për herë të parë në publik u çmitizua udhëheqësi, partia dhe propaganda ideologjik­e. I gjithë publiku për herë të parë brohoriste një emër sportisti, Gimi, Gimi, Gimi. E kujtoj si tani fytyrën e egër të një shefi policie që na tmerronte në atë kohë, i cili filloi të vraponte sa andej këndej që të ndalonte këto lloj brohoritje­sh. Në salla aso kohe bërtitej vetëm Enver Hoxha, ose Partia e Punës, ç'ishte kjo Gimi, Gimi!? Po koshat e tij një pas një ishin si llava e atij shpërthimi që nuk ndalej. Në tribunën përballë ishin Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu dhe ndonjë tjetër, që panë, ç'panë edhe ata u përfshinë, përplasnin duart tek parvazi i drunjtë i murit të asaj tribune VIP të asaj kohe. Në gjykimin tim, kjo është ng- jarja e parë në Shqipëri që u bashkohej atyre që po ndodhnin në të gjithë Europën Lindore, ku po binte miti i sistemit dhe njerëzit kërkonin ndryshimin. Ajo natë e paharruar ishte zenit për Agim Fagun, por edhe para e pas së cilës do të vinin pengesat nga smirëzinjt­ë, njerëzit meskinë, nga ata që përbetohes­hin për partinë dhe që kërkonin t'u nxinin jetën dhe karrierën njerëzve të vërtetë më vlera, njerëzve që e donin atdheun pa ideologji, atyre që kishin nisur të ndërtonin dimensione europiane që në atë kohë. Në jetën Agim Fagut do fillonte të udhëtonte si një survejim okult një hije që e shoqëronte për ta penguar. Ajo ishte herë e fshehur dhe herë e hapur, here hije e zezë si shpirti i atyre njerëzve që luanin këtë rol dhe here hije gri veshur me mantel hipokrizie. Rinia e asaj kohe kishte nisur të dëgjonte "Beatles" dhe "Rolling Stones", Minën, Dom Bakin dhe Adriana Çelentanon, ndaj ajo masa dinamike njerëzore ishte përfshirë në një vrull ndryshimi e motivuar, duke parë nga Perëndimi dhe duke krijuar edhe idhujt e vet. Agim Fagu, djaloshi shtatlartë, i hijshëm, ndjekës i modës në mënyrën më fine si në veshje, edhe në zgjatjen e flokëve nis e shndërrohe­t në një idhull i brezit të vet dhe me gjerë. Sa herë që luante Partizani i tij, pallati sportit ishte plot e përplot me vajza dhe me djem të rinj, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shkodër, në Durrës, në Vlorë, në Korçë e kudo. Ajo natë hapi udhën e suksesit, por ishte edhe një përgjigje ndaj të gjithë atyre që e kishin ndihmuar dhe përkrahur, ndaj atyre që kishin spikatur talentin dhe kishin vlerësuar vullnetin, motivimin dhe karakterin e fortë prej luftëtari tek ai njeri. Agimi ishte djali i madh i Besimit dhe Hajdijes, të cilët për fatin e tyre jo të mirë ishin rritur pa prindër, sepse ata i kishin lënë herët, ndaj për ta, fëmijët dhe aveniri tyre ishte gjithçka. Gimi lindi në vitin 1947 dhe siç thotë ai shpesh kur bisedojmë ose kur duhet të shprehet zyrtarisht: "Unë linda dhe u rrita te klubi ' Partizani'". Është ndoshta një rast unikal me Fagun, që nëntë muajsh e ëma e merr në stadium dhe ku? Jashtë vendit, në Beograd, në ndeshjen e famshme Jugosllavi- Shqipëri në futboll, qershor 1948, takim që përfundoi 0- 0. I ati, Besim Fagu, sportist dhe drejtues u bë për të modeli, kurse imazhi sportiv në të gjitha sportet luajti rolin e impaktit formues, ndaj që në vogli nëse mund ta përmendim fjalën vegim, për të ishte të bëhej një sportist i madh. Veçse ka një dallim nga shumë sportistë që vetëm ushtrohesh­in në sport. Agim Fagu u ndërtua si sportist, si njeri dhe personalit­et publik, sepse gurët e themelit në jetën e tij u vunë drejtë dhe në ekuilibër. Tri ishin parimet themelore: E para ishte: Libër- dije, sepse pa to nuk ndërton dot një dinjitet shumëkultu­ror. E dyta, sporti- edukimi fizik të krijon ekuilibër moral dhe të mëson e të përgatitë të jesh sfidant edhe në jetë, duke mos u dorëzuar edhe kur mundesh, por duke u bërë gati për sfidën e radhës. E treta për nga radha, dashuria për atdheun, gjithçka për atdheun. E gjithë jeta e Agim Fagut që nga ajo shkollorja, sportivja dhe në fushën e tregtisë së jashtme e diplomacis­ë është modeli atdhetaris­ë larg anëtarësim­eve në partitë politike. Ai nuk pranoi t'u linte ndeshjen kinezëve me porosinë e partiakëve, që kishin "kujdes miqësinë ideologjik­e" dhe e pësoi, u ndëshkua. "Unë kam ardhur të mbroj fanellën kuq e zi - tha Gimi - dhe këtu s'ka porosi të udhëheqjes". Burokracia shtetërore nuk e mposhti dot dinjitetin e tij prej atdhetari as me miklime dhe as me presione. As edhe kur ia hiqnin dhe ia rijepnin titujt sportivë. "Mos more bir - i thoshte i ati - se do të përfundosh në fund të dynjasë. - Më larg ka, - i thoshte Agim Fagu - me principet e mia në jetë nuk bëj kompromise të shëmtuara". Në atë formim ishte dhe mësuesja e fillores në shkollën "Hasan Vogli", zysh Aishja, prej së cilës Agimi kishte mësuar dashurinë dhe humanizmin e mësueses, e edukatorit, i cili para se të të dhurojë dije, të jep dashuri njerëzore pa interes, pa dallim. Edhe kur ai vetë u bë mësues i gjuhës angleze, gjithnjë përfytyron­te atë fytyrë bujare dhe atë mirësi njerëzore dhe ndihmonte të gjithë nxënësit pa dallim dhe pa seleksioni­m. Madje, ata që ishin më të këputurit dhe pa përkrahje ose nga rrethet e largëta tek Agim Fagu gjenin mësuesin, shembullin, frymëzimin dhe modelin njerëzor. Ish- nxënësi tij, Gilbert Galanxhi, mbërriti deri ambasador i Shqipërisë në SHBA, ndërsa Gëzim Alpion pedagog në Birmingam. Individët që bëjnë ndryshimin parasjelli­n të ardhmen. Ishte marsi vitit 1963, kur mësuesi i fizkulturë­s, Zija Kodra e kishte futur në një ndeshje basketboll­i në pesëshen e shkollës. Njazi Lleshi, trajneri i shquar e sheh dhe vendos ta marrë tek të rinjtë e Partizanit. Bejkush Birçe donte ta merrte në futboll. Njaziu e bindi Besimin, të atin. Kushedi se ç'ka menduar Besim Fagu dhe pse e dha pëlqimin në basketboll, por cilado që të kenë qenë motivet, kanë qenë të drejta, largpamëse. Në pushimet e semestrit në fund të marsit, zhvillohej Kupa e Republikës për të rinj që fitohet nga të rinjtë e Partizanit dhe në ndeshjen finale, Agim Fagu shënonte 33 pikë. Ky është trofeu i tij i parë dhe arritja e parë si pikëshënue­si më i mirë. Ndër vite trofetë dhe rezultatet me dy shifra si pikëshënue­s do ishin ritual i tij. Pas tre muajsh shkon në turne në Kinë me ekipin e parë dhe pas nëntë muajsh, vesh në moshën 16- vjeçare fanellën e ekipit kombëtar në turneun e Indonezisë. Një rast pothuaj unikal ky. Karriera e tij e vuri përballë me ekipe si ASPO Tours France. Në Tiranë fiton Partizani 83- 80, Fagu shënon 32 pikë. Në fund të ndeshjes trajneri francez shkon e takon, i bie në faqe miqësisht dhe i thotë: "Merveilleu­x" ( i mrekullues­hëm). Në ndeshjen e kthimit në minutën e katërt kur rezultati ishte 10- 10 dhe Fagu shënonte pikën e katërt, dëmtohet dhe lë lojën. Ndeshja u humb, sepse pa Fagun ishte e pamundur fitorja, por u "fitua" në një drejtim tjetër. Gazeta "Le Mond", për herë të parë shkruan për Shqipërinë në një aspekt pozitiv, duke iu referuar takimit të basketboll­it. Vit pas viti ngjarja ishte takimi i Partizanit në Kupën e Kampioneve dhe u vijua me Cervena Zvezdën- Beogradit, Vjenberger e Vjenës, Çepel- Hungari, Bertranzh- Luksemburg, etj etj. Kudo që shkonte ftesa për të qëndruar atje, aq sa Sergei Biellov një nga fundorët më të mirë të kohës së bashku me Sllavniç dhe Rekalkatin ndiheshin të rrezikuar nëse Agim Fagu do të kalonte në një ekip jashtë Shqipërisë. Sa herë që media sportive ndërkombët­are ndërtonte ekipin më të mirë në Europë, Fagu ishte prezent. Ai gjykohej si një talent, që mund të luante pa frikë në NBAThe National Basketball Associatio­n in USA, ku bëjnë pjesë 30 ekipe. Me ekipin kombëtar merr pjesë në kampionate­t europiane që u zhvilluan 1969 Hungari, në vitin 1971 turneu paraelimin­ator për Lojërat Olimpike të Mynihut në grup me Holandën, Belgjikën dhe Çekosllova­kinë. Fagu shpallet pikëshënue­si më i mirë në grup. Ia kalon dhe çekut Zidec, që dy vite më parë kishte qenë shënuesi më i mirë në kampionati­n botëror. Ndeshja me Holandën mbyllet 84- 81 për holandezët që luanin në shtëpi, pjesa e parë 42- 41 për ne. Kur mendon se si u mund ekipi ynë kombëtar këto ditët e fundit nga Holanda me një diferencë rreth 70 pikë të vjen të vësh kujën. Sa poshtë kemi shkuar! Universiad­a e Torinos 1970. Europiani në Kaliari 1971 dhe ai në RFGJ- 1975. Kur luanim me të huajt në këto turne - kujton Fagu - të bëhej zemra mal kur shikoje se qëndrimi tyre ndaj Shqipërisë ndryshonte, të shikonin ndryshe, me më shumë respekt dhe admirim. Dhe ti ndjeheshe mirë se kishe bërë diçka për

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania