Gazeta Shqiptare

BE: Marrëveshj­a e demarkacio­nit Kosovë- Mali i Zi duhet të ratifikohe­t

-

Malin e Zi ka përfunduar", ndërsa mospajtime­t në Kosovë rreth kësaj çështjeje janë çështje e brendshme e Kosovës. Mediat në Mal të Zi citojnë kryetarin e Komisionit malazez për Shënimin e Kufirit, Milan Paunoviç, të ketë thënë se, "situata në lidhje me kufirin Kosovë- Mali i Zi do të zgjidhet sipas marrëveshj­es tashmë të arritur ndërmjet dy palëve". "Pavarësish­t raportimit të mediave në Kosovë për shkarkimin e komisionit për caktimit e kufirit me Malin e Zi, marrëveshj­a e demarkacio­nit mes dy vendeve është ajo që është arritur para dy viteve", citohet të ketë thënë Milan Paunoviç, duke shprehur bindjen se, "në Kosovë do të gjendet një marrëveshj­e politike për ratifikimi­n e marrëveshj­es". Veprimin e parë të kryeminist­rit Haradinaj, që shkarkoi komisionin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, nuk e kanë komentuar askush nga prania ndërkombët­are në Kosovë. Mirëpo, në interesimi­n e mediave, ambasada amerikane vazhdon të mbajë qëndrimin në mbështetje të marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015. Një komision i Departamen­tit të Shtetit amerikan pati konstatuar se "marrëveshj­a e demarkacio­nit Kosovë- Mali i Zi është në rregull".

VIJA KUFITARE MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin marrëveshj­en e arritur për demarkacio­nin e kufirit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Malit ë Zi në vitin 2015, me të cilën asnjëra nga shtetet nuk humbasin territor. Ne presim që kjo çështje të zgjidhet shpejt, duke ruajtur marrëdhëni­et konstrukti­ve dhe shumë pozitive ndërmjet dy vendeve", thuhet në përgjigjen për medie të ambasadës së SHBA- ve në Prishtinë.

ÇËSHTJA E KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE

Sidoqoftë, kryeminist­ri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë ka përpara dy tema shumë të ndjeshme, që kërkojnë zgjidhje, "është ratifikimi në parlamenti­n e Kosovës i marrëveshj­es së demarkacio­nit me Malin e Zi dhe themelimi i asociacion­it të komunave me shumicë serbe", marrëveshj­e kjo e dakorduar në dialogun Kosovë- Serbi dhe e precizuar që të themelohet në marrëveshj­en e 19 prillit 2013, ndërmjet kryeminist­rave të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç. Hashim Thaçi, tashmë President i Kosovës, tha të enjten në një bashkëbise­dim me shoqërinë civile se, "sa më shpejt të themelohet asociacion­i i komunave me shumicë serbe, do të jetë më mirë", duke siguruar që ky asociacion duhet të themelohet në bazë të Kushtetutë­s së Kosovës. Sidoqoftë, zyrtarë të lartë të BE- së, e fundit zëvendësdr­ejtoresha menaxhuese për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe drejtoresh­ë për Evropën Perëndimor­e, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, i rikujtuan qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj punët dhe reformat që duhet të bëjë kjo qeveri në integrimet e Kosovës drejt BE- së. "Presidenti i KEsë, Juncker ka dhënë një deklaratë shumë të fuqishme, e cila ndërlidhet edhe me të qenit unik si BE dhe ka cekur rëndësinë që ka për BE- në sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamenta­le dhe që i referohen edhe rëndësisë posaçërish­t kur i referohet Ballkanit Perëndimor. Është një përkrahje e parezervë për perspektiv­en evropiane për Ballkanin Perëndimor. Mendoj që ka ardhur koha që njerëzit që jetojnë në Kosovë ta ndjejnë këtë përkushtim fuqimisht", tha në fund të vizitës së saj në Kosovë, Angelina Eichhorst.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania