Duma: Marrëdhëniet me Berishën, si me çdo koleg. LSI të caktojë ku është
Zëdhënësja e grupit të PD lë pa koment deklaratat e Berishës për listat e Bashës
Deputetja
e Partisë Demokratike, Grida Duma ka lënë dje pa koment deklaratën e ish- kryeministrit Sali Berisha lidhur me këshilltarët e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha. E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin "Kjo Javë" në "News 24" se Berisha tha që këshilltarët e zgjedhur nga Basha ishin mizerabël, Grida Duma tha se nuk mund të komentojë mbi asnjërin prej kolegëve, anëtarëve apo kontribuuesve të Partisë Demokratike. Duma komentoi edhe marrëdhënien me ishkryeministrin Sali Berisha. "Si me këdo, si me të gjithë kolegët. Kam komunikim, është normale kjo gjë", tha ajo. Zëdhënësja e PD- së u pyet edhe për faktin nëse PD
BASHKËPUNIMI ME LSI
"Unë shoh një disaskordancë mes deklarimeve verbale dhe qëndrimeve. Si rritja e çmimit të uji. Qëndrimi ishte i ndryshëm para votimit dhe nga votimi doli që i jepte ujë rritjes së çmimit të ujit të qeverisë. Nuk dua t'i gjykoj lëvizjet për aq kohë sa nuk sjellin një produkt. LSI- së i takon të tregojë se ku qëndron vetë dhe të bindë shqiptarët", tha Grida Duma.
do të bëjë një opozitë konstruktive me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ajo tha se sheh një disaskordancë mes deklarimeve verbale dhe qën-
drimeve të LSI- së, duke marrë si shembull votimin për rritjen e çmimit të ujit. "Është më mirë të pyesni LSI- në në lidhje me opozitën konstruk- tive. Unë shoh një disaskordancë mes deklarimeve verbale dhe qëndrimeve, si rritja e çmimit të uji. Qëndrimi ishte i ndryshëm para votimit dhe nga votimi doli që i jepte të drejtë rritjes së çmimit të ujit të qeverisë. Nuk dua t'i gjykoj lëvizjet për aq kohë sa nuk sjellin një produkt. LSIsë i takon të tregojë se ku qëndron vetë dhe të bindë shqiptarët", tha Duma. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka sqaruar edhe një herë rrjedhjen e votave të PD për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi. "Nuk besoj që në termin manipulim nuk është e përfshirë rrjedhja apo blerja e votës. Manipulim mbetet. Besoj që vetë termi e thotë, një grupim politik ka qëndrimin e vet dhe për sa kohë qëndrimi është deklaruar kundër, kur rezultati matematikor del ndry- she, atëherë është manipulim. Por nuk duhet dal në gjykime të menjëhershme, nëse ka qenë rrjedhje, tradhti apo diçka tjetër. Kur flasim për blerje është akt i ndëshkueshëm. Është me përgjegjësi politike. Grupi i PD e tha që një ditë më vonë që nëse ka blerje, duhet bërë ndëshkim", tha Duma.