Rama: TVSH jo ekskluzivitet, Kuvendi me televizionin e vet
Seanca plenare, TVSH bllokon sinjalin për kabllorët, LSI e PD akuza kryeministrit Spaho: E rëndë. Vasili: Kthim si në ' 97- ën
RTSH- ja bllokoi dje, sinjalin e trans metimit të punimeve të Kuvendit, ndërkohë që opozita bëri përgjegjëse mazho- rancën, kurse kryeministri Edi Rama fajësoi ligjin. Seanca e djeshme në Kuvend nisi në orën 10: 00, por përveç TVSH- së, e cila është e vetmja që ka mundësinë për të prodhuar sinjal transmetimi nga Kuvendi, asnjë media nuk mundi ta transmetojë fillimin e seancës. Kjo për shkak se TVSH- ja vendosi tarifa ndaj televizioneve të tjera të cilat duan sinjal ta transmetojnë, por më parë duhet të paguajnë. Opozita, si PD- ja ashtu dhe LSI- ja, protestuan në Kuvend dhe jashtë saj lidhur me këtë bllokim, ndërkohë që kreu i deputetëve të PD- së, Edmond Spaho, pasi e cilësoi si një akt të rëndë, kërkoi madje edhe ndërprerjen e seancës. Por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u përgjigj: "Media është prezente, nuk ndërpritet seanca". Por kryetari i Grupit Parlamentar të LSI- së, Petrit Vasili bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për bllokimin e transmetimit. "Jemi kthyer në vitin 1997, kur kemi pasur vetëm TVSH, kemi pasur vetëm një qeverisje në atë kohë. Atëherë kemi pasur 26 maj, patëm 25 qershor, tani erdhi koha e një medie të vetme, që është TVSH. Mënyra e organizim- "Ligji që i imponon televizionit publik dhënien falas të sinjalit është adaptim në kushtet e demokracisë i një situate komuniste. Këtu nis e mbaron gjithçka dhe kërkesa e TV publik për t'ua shitur apo për t'iu imponuar TV- ve private një faturë, dhënien e sinjalit me logon e TVSH- së, është diçka që i takon së shkuarës", - tha z. Rama.