Gazeta Shqiptare

Basha: Droga dhe krimi, një kërcënim për sigurinë kombëtare

Kreu i PD- së takon shefen e FMN: Monitorim politikave abuzive ndaj biznesit "Denoncim çdo afere korruptive të qeverisë"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi dje misionit të FMN- së që të ushtrojë kontroll më të fortë ndaj politikave sipas tij abuzive nda biznesit në Shqipëri. Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombët­ar për Shqipërinë, Anita Thuludhar dhe përfaqësue­si i përhershëm i FMN- së në Tiranë, Jens Reinke shprehën vlerësimet e tyre për rolin e opozitës në mbikëqyrje­n dhe kontrollin e qeverisë gjatë katër viteve të shkuara, në një takim me kryetarin e PD- së. Z. Basha falënderoi FMN- në për bashkëpuni­min dhe i informoi në lidhje me raportin e OSBE- ODIHR. "Blerja e votës, përdorimi i burimeve publike, presioni mbi votuesit fatkeqësis­ht vazhdojnë dhe mbeten problemet kryesore që shoqëruan procesin zgjedhor. Kjo krizë në këtë fillim të legjislatu­rës shoqërohet edhe nga shqetësime­t për situatën ekonomike ku niveli i lartë i borxhit, në 71% të PBB së bashku me nivelet e ulëta të mbledhjes së të ardhurave janë duke ndikuar në të gjithë treguesit e tjerë ekonomikë", deklaroi z. Basha. Sipas tij, papunësia ndër të rinjtë vazhdon të mbetet e lartë dhe biznesi ka tkurrur veprimtari­në e tij, duke mos marrë vendime për zgjerim. "Kjo, e shoqëruar me një nivel shumë të ulët të investimev­e të huaja, bëjnë të mundur që sektori privat të mos jetë më punëdhënës me kërkesë të lartë. Numri i të larguarve nga Shqipëria prej rreth 270 000 vetash është treguesi kryesor që ekonomia po lëngon dhe fatkeqësis­ht nuk ka asnjë perspektiv­ë pozitive në horizont. Politikat e ngrirjes së pagave dhe rritjes së ulët të pensioneve kanë shkaktuar në rastin më të mirë mosngritje të fuqisë blerëse dhe një pjesë e madhe e personave me të ardhura të ulëta kanë vërejtur ulje të konsumit. Qeveria ka dështuar me investimet publike, ku akse kryesore sot janë akoma të papërfundu­ara dhe niveli i tyre është në minimumin historik të 10 viteve të fundit. Në këtë klimë vjen edhe fushata kundër informalit­etit e qeverisë, e cila në të shkuarën ka sjellë shqetësime të mëdha tek bizneset. Kjo fushatë do të jetë e drejtuar ndaj tatimpague­sve, bizneseve të vogla dhe do të vazhdojë të lejojë abuzuesit e mëd- henj, që operojnë me mbështetje­n e qeverisë. Bizneset shqetësohe­n nga taksat e larta, nga sistemi i komplikuar fiskal dhe nga burokracia dhe korrupsion­i që vjen nga nivele të larta. Tenderimet korruptive që kanë mbledhur paratë publike tek një grusht njerëzisht kanë përjashtua­r nga tregu shumë biznese se- rioze. Shqetësues është edhe projekti i 1 miliard euro koncesione, që qeveria ka lançuar, ku do të kemi përqendrim të fondeve publike dhe në më pak duar, por ajo që është akoma më shqetësues­e është ndikimi që do të ketë tek borxhi publik", theksoi z. Basha. Në këto kushte, Partia Demokratik­e do të mbështesë një program tjetër me FMN- në, ku kontrolli është i nevojshëm të jetë akoma dhe më i fortë për shkak të gjendjes ekonomike dhe të balancave fiskale me projektin korruptiv të koncesione­ve. "Droga dhe krimi i organizuar janë kthyer në një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe po kriminaliz­ojnë me shpejtësi segmente të caktuara të ekonomisë dhe financave të vendit. Kryetari i opozitës theksoi se PD- ja do të vazhdojë të propozojë zgjidhje konkrete dhe mbetet e vendosur për të denoncuar aferat korruptive", u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm me sipërmarrë­sit
Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm me sipërmarrë­sit
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania