Gazeta Shqiptare

Sattler: Bëni detyrat për procesin e integrimit

"4 vitet e ardhshme, me rëndësi për Shqipërinë"

-

Shqipëria

duhet të bëjë detyrat e shtëpisë dhe të plotësojë kushtet e kërkuara në procesin e integrimit të vendit. Deklarata vjen nga ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler, i cili ishte i pranishëm në pikën turistike të Razmës, në kuadër të projektit "Të rizbulojmë malet e Shqipërisë". "Unë jam këtu për të promovuar turizmin, për të ndihmuar shqiptarët edhe më tepër në këtë sektor. 4 vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishm­e për Shqipërinë, është një shans i mirë për të ecur përpara. Për të bërë detyrat e shtëpisë, për të plotësuar kushtet e kërkuara dhe ne pastaj jemi të gëzuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Austria është mbështetës­e kryesore në rrugën e integrimit të Shqipërisë", shprehet Jo- hann Sattler, ambasador i Austrisë në Tiranë. Nga ana tjetër, ambasadori Sattler apeloi që të mbështetet edhe më shumë zhvillimi i turizmit malor. "Turizmi është një nga sektorët kryesorë për zhvillimin e vendit. Nga ajo çfarë kuptoj, 10% e GDP mbërrin nga sektori i turizmit, ku pjesa më e madhe e të ardhurave

APELI

"Për të bërë detyrat e shtëpisë, për të plotësuar kushtet e kërkuara dhe ne pastaj jemi të gëzuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Austria është mbështetës­e kryesore në rrugën e integrimit të Shqipërisë", shprehet Johann Sattler, ambasador i Austrisë në Tiranë.

sigurohen nga sezoni veror, kryesisht nga bregdeti. Por ka edhe një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor, prandaj ne jemi këtu për të rizbuluar malet e Shqipërisë. Prandaj, vendi juaj ka një shans për zhvilluar edhe më shumë turizmin malor", shprehet z. Sattler.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania