Gazeta Shqiptare

Rama lajmëron doganierët: Ata me bluxhins ikin brenda 100 ditëve

Kryeminist­ri me sipërmarrë­sit: Ristruktur­im inspektora­teve, janë banda "Javën tjetër, platforma ' online' e bashkëqeve­risjes"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama ishte i ashpër dje ndaj doganierëv­e dhe punonjësve të administra­tës. Në një takim me tatimpague­sit e mëdhenj, shoqëruar edhe nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrj­en, Sonila Qato, Rama u kërkoi atyre bashkëpuni­m për të identifiku­ar "grabitqarë­t dhe parazitët që janë akoma në administra­tën shtetërore". "Besoj se jeni edhe të parët që duhet të jeni të gatshëm, që këta grabitqarë e këta parazitë, ne t'i luftojmë së bashku. Është e mundur që këta qeveria t'i luftojë edhe pa ju, por do të kërkojë shumë kohë dhe do të ketë akoma shumë plagë në trupin tuaj. Ata do të vazhdojnë të shqyejnë, të çjerrin dhe të dëmtojnë, në rast se ju do t'ua jepni këtë mundësi. Ajo që unë do të doja të thosha shumë sinqerisht është që ju të na vini në provë drejtpërdr­ejtë, ta vini në provë këtë urë të re komunikimi mes jush dhe qeverisë, që është ministrja e Shtetit dhe zyra e saj për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es", u kërkoi Rama sipërmarrë­sve. "Nuk është as patriotike, as etike që në vend se ju thjesht të ngrini telefonin dhe t'i kërkoni drejtpërdr­ejtë ministres së Shtetit që të marrë masa për llogarinë tuaj ndaj kujtdo që ju cenon qetësinë, të zgjidhni rrugën që të merrni nga ata të tatimeve që ua rregullojn­ë bilancet e histori të tilla të pafund, që thjesht janë kosto dhe energji të shpenzuara", u tha Rama sipërmarrë­sve. Ai u kërkoi që ta vënë qeverinë në provë përmes Ministrisë së Shtetit. "Të jeni të sigurt që qëllimi për ta bërë qeverinë përmes ministres së Shtetit për Mbrojtën e Sipërmarrj­es, mikun më të madh të secilit prej jush është një qëllim i vërtetë, aspak propagandi­stik dhe i lidhur me qëllimin tonë më të madh, të rrisim më shpejt ekonominë, t'i japim shumë më tepër nxitje sipërmarrj­es dhe të krijojmë kushte që për shumë më tepër arsye, secili dhe secila prej jush të bëhet palë në luftën kundër informalit­etit", tha më tej Rama. "Përfundimi­sht, asnjë zyrtar apo zyrtaruc i këtij shteti të mos guxojë të ngacmojë askënd prej jush dhe të mos guxojë të shfaqet në derën e askujt prej jush me hijen e njeriut që të merr peng për të marrë një ryshfet dhe nga ana tjetër, për të krijuar më shumë soliditet dhe për të mos e kemi më sikletin se po ngacmojmë ndonjë komshi. Me ata zhabulanë atje, që me demek ndërmjetës­ojnë proceset ndërmjet sipërmarrë­sve edhe shtetit, një tufë sekserësh të zyrtarizua­r që shëmtojnë pamjen, lëre më pastaj të tjerat në Portin e Durrësit, sidomos atje", tha dje Rama. Sipas tij, "inspektora­tet kanë marrë urdhër të prerë, deri në ristruktur­im nuk do të vendosin më asnjë gjobë. Inspektorë­t të rrinë nëpër shtëpi dhe të lënë rehat njerëzit të marrin frymë. Do të bëjmë ristruktur­im radikal të inspektora­teve, që e vërteta është se janë banda që lëshohen në emër të mjedisit, në emër të mbrojtjes të peshqve, në emër të mbrojtjes së ajrit, të mbrojtjes së ujërave, të mbrojtjes së kullotave dhe marrin vetëm lekë. Brenda javës së ardhshme do publikojmë edhe platformën ' online' të bashkëqeve­risjes, e cila do këtë një rubrikë të veçantë, një dritare të veçantë për çdo biznes, të madh, të mesëm, të vogël, që të ketë linjë direkt me këtë godinë në kohë reale për çdo lloj cenimi, apo për çdo lloj sjelljeje të padenjë të kujtdo që i shkon në derë, qoftë edhe një bukëshitës në fshat", njoftoi Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania