Gazeta Shqiptare

Meta: Jemi krenarë, trashëgimi­a shqiptare, dinjitoze në Evropë

Presidenti viziton Beratin, shoqërohet nga Kumbaro

-

Presidenti

Ilir Meta viz itoi dje Beratin në "Ditën Kombëtare të Trashëgimi­së Kulturore". E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilën Meta e falënderoi "për zgjidhjen konsensual­e" për të qenë së bashku në Berat. Fillimisht, Presidenti Meta së bashku me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi u ndal në Muzeun "Onufri", të shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, përfaqësue­s të ndryshëm të pushtetit vendor e të bashkësive fetare si dhe deputetë të qarkut dhe qytetarë të shumtë beratas. Më pas Presidenti Meta vizitoi muzeun etnografik, ku u njoh me historinë e themelimit të saj, objektet kryesore si dhe vlerat historike e arkitektur­ore të monumentev­e të shumta e të lashta të qytetit të Beratit. Në fjalën e tij përshëndet­ëse, Presidenti i Republikës u shpreh: "Në këtë ditë feste, ne sot jemi bashkë me të gjithë shtetet evropiane duke ekspozuar vlerat më të arrira të traditave monumental­e, historike dhe kulturore. Sot të gjithë popujt e Evropës, pikërisht në ditën tonë të kulturës kombëtare, festojnë njëkohësis­ht dhe Ditën e Trashëgimi­së Evro- piane. Në këtë mënyrë, Evropa e bashkuar tregon se është shumë e fortë dhe shumë e bukur në diversitet­in e traditave shumëngjyr­ëshe të çdo kombi. Ne shqiptarët jemi krenarë përpara historisë së kulturës evropiane, pasi historia dhe trashëgimi­a shqiptare është pjesë dinjitoze e kësaj kulture evropiane sot", tha presidenti. "Sigurisht nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë për një popull si i yni të ruajë doket, zakonet dhe monumentet e kulturës përballë presioneve, pushtuesve dhe furive të kohës. Prandaj do të doja të theksoja se më shumë se të qenit privilegj, fakti që kemi qytete me të tillë trashëgimi si Berati, Gjirokastr­a, etj., duhet ta pranojmë në radhë të parë si obligim dhe detyrë për t'i ruajtur dhe përsosur ato akoma më tej", tha Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania