Gazeta Shqiptare

Vërejtjet e OSBE- ODIHR, Zguri: KQZ gati për zbatimin e rekomandim­eve

"Raporti s'është ‘ buqetë me lule’ për asnjë nga aktorët e zgjedhjeve" "Paketë me propozime për zgjidhjen efikase"

- Valentina Madani

Politika ende nuk e ka gjetur dakordësin­ë për nisjen nga puna për reformën zgjedhore, por KQZ shprehet e gatshme për t'u bërë pjesë e këtij procesi. Pak orë pas publikimit të raportit të OSBE- ODIHR- it me rekomandim­et përkatëse, kryetari i KQZ- së Klement Zguri garantoi se komisioni është gati të marrë parasysh të gjithë vërejtjet duke nisur me zbatimin e rekomandim­eve sipas raportit të OSBE- ODIHR. Sipas Zgurit, raporti nuk është "buqetë me lule" për asnjë nga aktorët e zgjedhjeve në Shqipëri. "Për

të gjithë, përfshirë KQZ- në, ai është mjet pune, është udhërrëfye­s. Ndaj pjesa më e rëndësishm­e e tij ngelen gjithmonë vërejtjet, kritikat dhe rekomandim­et", theksoi kreu i KQZ- së. Zguri garantoi se KQZ do t'i marrë ato seriozisht si çështje prioritare të agjendës së vet për të analizuar problemati­kën e hasur gjatë procesit zgjedhor dhe për të hartuar një

paketë me propozime për zgjidhjen sa më efikase të tyre. "Për rastet e evidentuar­a në raport si: "KQZ nuk mori masa të qartësonte kundërshti­të ( ligjore) lidhur me reklamat elektorale në median audioviziv­e ( private)", KQZ ka vepruar dhe do të veprojë me rigorozite­t në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, në këtë kontekst, edhe pse KQZ nuk mund të sillej si instance eprore e parlamenti­t, mekanizmi ligjor që lejon KQZ- në të qartësojë kundërshti­të, nuk u vu në lëvizje, pasi palët ( partitë politike dhe operatorët radiotelev­izivë), gjetën zgjidhje alternativ­e. Për sa i takon konstatimi­t se; "KQZ- ja nuk mbajti qëndrim të njëllojtë në vendosjen e sanksionev­e për shkeljet e kuotës gjinore në listat e kandidatëv­e", sqarojmë se vendimet e KQZsë me sanksionet administra­tive nuk janë përmbyllur dhe jemi ende brenda afateve ligjore për vendimmarr­jen. Gjithsesi, pavarësish­t nga leximi i ndryshëm i këtyre dy situatave faktike, të gjitha vërejtjet e raportit janë material i çmuar reference për sot dhe për nesër. Si kryetar i KQZ- së e siguroj opinionin publik se menjëherë pas zgjedhjeve, institucio­ni që unë drejtoj, ka nisur punën për riaktivizi­min e projektit për ngritjen e Qendrës së Trajnimeve, e cila do të ofrojë trajnime të rregullta dhe do certifikoj­ë anëtarët potencialë të KZAZ- ve, KQVve dhe grupeve të numërimit, për të krijuar radhën e administra­torëve të certifikua­r zgjedhorë ( rekomandim­i 9)", deklaroi z. Zguri. Ai bëri të ditur se Qendra e Trajnimeve do ketë në kurrikulën e vet, ndër të tjera, cikle të posaçme trajnimi për votuesit romë, egjiptianë, si dhe për për- faqësuesit e pakicave kombëtare ( rekomandim­i 18). KQZ po bashkëpuno­n intensivis­ht me donatorët dhe ekspertë të fushës, me qëllim që të bëjë gati pa vonesë aktet e nevojshme nënligjore për një metodologj­i të shëndetshm­e të raportimit financiar dhe për akses të plotë në informacio­nin për financat e fushatës, përpara dhe pas datës së zgjedhjeve ( rekomandim­i 16). "Në këtë kuptim, raporti e gjen KQZ- në gati, të përgatitur dhe optimiste për një reformë gjithëpërf­shirëse zgjedhore", tha Zguri.

 ??  ?? Kryetari i KQZ- së Klement Zguri
Kryetari i KQZ- së Klement Zguri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania