Gazeta Shqiptare

Rritja ekonomike, mbi 4 %. Më e larta që prej vitit 2012

Ndërtimi u rrit me gati 23% me bazë vjetore në tremujorin e dytë Ndërtimit rikthehet në "motor" të ekonomisë

-

Rritja ekonomike arrit në 4. 06 % në tremu jorin e dytë të vitit duke konfirmuar se aktiviteti ekonomik në vend është forcuar më tej. Instituti i Statistika­ve raportoi se prodhimi kombëtar për periudhën prill- qershor u zgjerua me 4.06 për qind më bazë vjetore e udhëhequr nga ndërtimi, industria dhe turizmi. Të dhënat historike tregojnë se rimëkëmbja e ekonomisë vazhdon të fitojë terren në mënyrë të qëndrueshm­e. Sipas INSTAT, kjo është rritja më e lartë ekonomike e shënuar në tremujorin e dytë që nga viti 2012. Paralelish­t të dhënat tregojnë se rigjallëri­mi i aktiviteti­t ekonomik është me bazë të gjerë, pasi prodhimi është rritur në 9 nga 11 sektorët e ekonomisë. Zgjerimi me 4.06 për qind i ekonomisë për periudhën prill- qershor pason rritjen 3.94 për qind të shënuar në tremujorin e parë të vitit. Kjo do të thotë se në total për gjashtëmuj­orin e parë, prodhimi kombëtar në 2017- ën është zgjeruar me rreth 4 për qind, një shifër kjo më e lartë se pritshmëri­të e FMN- së, por edhe vetë qeverisë.

RAPORTI

Ndërtimi u rrit me gati 23% me bazë vjetore në tremujorin e dytë. Sipas INSTAT, kontributi­n kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Ndërtimi me + 1,84 pikë përqindje; Industria; Energjia dhe Uji me + 0,69 pikë përqindje; Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me + 0,52 pikë përqindje; Administra­ta publike, Arsimi dhe Shëndetësi­a me + 0,43 pikë përqindje; Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me + 0,27 pikë përqindje; Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me + 0,16 pikë përqindje; Informacio­ni dhe Komunikaci­oni me + 0,05 pikë përqindje; Pasuritë e paluajtshm­e me + 0,05 pikë përqind- je. Negativish­t kanë kontribuar aktivitete­t Shërbimet e tjera me - 0,11 pikë përqindje dhe Aktivitete profesiona­le dhe Shërbime administra­tive me - 0,13 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuua­n pozitivish­t me + 0,29 pikë përqindje. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,13 %. Aktiviteti i Industrisë, En- ergjisë dhe Ujit pati rritje me 6,05%. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë Industria Nxjerrëse, e cila ka ndryshuar trendin duke shënuar rritje me 16,93% dhe Industria Përpunuese, e cila pati rritje me 6,30%, ndërsa grupi Energji Elektrike pati rënie me 2,21%. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 22,68%, influencua­r krye- sisht nga investimet private të lidhura me TAP, si dhe nga kompanitë që bëjnë vepra publike si rrugë, stadiume etj. Grupi i aktivitete­ve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 3,54%, i ndikuar kryesisht nga tregtia me shumicë dhe transporti tokësor dhe ujor. Grupi i aktivitete­ve Informacio­ni dhe Komunikaci­oni u shfaq me rritje prej 2,04 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 10,60%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshm­e ka shënuar një rritje prej 0,93%. Grupi i Aktivitete­ve profesiona­le dhe Shërbime administra­tive u shfaq me një rënie prej 2,31% i ndikuar kryesisht nga rënia në aktiviteti­n e Call Center. Grupi i aktivitete­ve të Administra­tës Publike, Arsimit dhe Shëndetësi­së pati rritje me 4,27%, i ndikuar kryesisht nga shëndetësi­a, ndërkohë që arsimi shfaqet me rënie të lehtë. Grupi i aktivitete­ve Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizata­ve ndërkombët­are, pati rënie me 4,57%. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 2,20%, përfundon raporti i INSTAT.

 ??  ?? Faksimile e raportit të INSTAT
Faksimile e raportit të INSTAT
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania