Gazeta Shqiptare

Normalizim­i monetar në Evropë, s'ka efekte negative në Shqipëri

Guvernator­i Gent Sejko në Moskë

-

i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, merr pjesë në Klubin e Guvernator­ëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit i zhvilluar në Moskë. Në takimin që drejtohej nga Guvernator­ja e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina merrnin pjesë drejtuesit e bankave qendrore të 24 vendeve anëtare të Klubit. Diskutimet e këtij takimi ishin fokusuar në dy drejtime kryesore: teknologji­të financiare, trendet botërore dhe kuadri rregullato­r; si dhe normalizim­i i politikës monetare të Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Anglisë e ndërlikime­t e mundshme për ekonomitë e vendeve anëtare të Klubit. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, gjatë këtij takimi mbajti një prezantim për të pranishmit, duke u ndalur te zhvillimet ekonomiko- financiare në Shqipëri dhe ndikimet e mundshme që mund të ketë normalizim­i i politikës monetare nga ana e Bankës Qendrore Evropiane. Guvernator­i Sejko u shpreh se normalizim­i monetar në Evropë, nuk pritet të ketë efekte negative në Shqipëri. Madje këto efekte mund të jenë pozitive, duke pasur parasysh sinkronizi­min që gëzon politika monetare e Bankës së Shqipërisë me atë të Bankës Qendrore Evropiane si dhe integrimin aktual që ka Shqipëria në tregjet evropiane. Në përfundim, Guvernator­i theksoi se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme duke dhënë kontributi­n e saj në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshm­e dhe garantimit të stabilitet­it makroekono­mik të vendit. Për sa i përket zhvillimit teknologji­k, Guvernator­i Sejko parashtroi masat e ndërmarra nga Shqipëria në drejtim të inovacioni­t dhe digjitaliz­imit. Pavarësish­t fillimit të vonshëm, hapat e ndjekur vitet e fundit kanë qenë të përshpejtu­ar, në bazë të një strategjie të ndjekur nga qeveria shqiptare për digjitaliz­imin e shërbimeve dhe krijimin e e- governance.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania