Gazeta Shqiptare

"Enertila vuan nga ' Pseudologj­ia', prindërit e dinin, por e fshehën se u ngelej në derë"

Zbulohen 30 adresat e saj në ' FB'. 27- vjeçarja krijoi të fejuarin, shtatzënin­ë dhe kunatat imagjinare Kushërira dhe ish- gjimnazist­ët: Të gjithë e dinim se ishte e sëmurë, shkarravis­te në klasë dhe i binte të fikët

- Klodiana Haxhiaj

Tri ditë pas arrestimit të 27- vjeçares Enerti la Beqja, e cila akuzohet se nëpërmjet mashtrimit në "Facebook" i ka marrë 6 milionë lekë të reja drejtorit të postës në Manëz, Barush Ahmetajt, zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Të afërm të së resë që tronditi me historinë e saj, por edhe ishshoqe dhe shokë të gjimnazit dje deklaruan për "Gazeta Shqiptare" se ajo ka probleme mendore. Kushërira e 27vjeçares, e cila studion jashtë vendit pohoi se Enertila vuan nga "Pseudologj­ia" ( Mitomania), ka krijuar personalit­et të disafishtë dhe nuk është kuruar. "Enertila krijon realitete, gjëra që ajo ëndërron dhe që nuk i janë realizuar. Ajo thotë se është e fejuar me Albano Stafën. Në shkollë të mesme, kushërira ime ka dashur një djalë, Albano e kishte emrin. Ajo e donte, por jo ai. Enertila ka deklaruar se është e fejuar dhe se i fejuari e ka emrin Albano Stafa, se ai jeton në Itali, por askush nuk e di kush është, pasi është vetëm ëndërr e saj", pohoi kushërira e Enertila Beqjas. Që 27- vjeçarja vuan nga sëmundje e shëndetit mendor dhe ka krijuar personalit­et të disafishtë e tregon qartë edhe ' FB' i saj. Pas verifikime­ve të ' FB', "GSH" ka konstatuar se përveç profilit të saj Elona Gjoka, me të cilën ka komunikuar për tri vite radhazi me të dashurin e saj virtual, 30vjeçarin Barush Ahmetaj, 27vjeçarja nga Manëza ka dhe adresa të tjera si: Enertila Stafa, Enxhi Stafa dhe Xhesika Stafa. Këto dy të fundit janë kunatat e saj imagjinare ( motrat e Albanos).

DËSHMIA E KUSHËRIRËS DHE ISHGJIMNAZ­ISTËVE

Pas publikimit të historisë së pazakontë të Enertila Beqjas, "GSH" ka kontaktuar me ish- shokët dhe shoqet e saj të shkollës së mesme të gjimnazit në Manëz. Ata thanë se shoqja e tyre e gjimnazit vuan nga një sëmundje e shëndetit mendor, por që nuk është kuruar. Të njëjtën gjë pohoi dhe një kushërirë e Beqjas, e cila studion jashtë. "Enertila ka vuajtur, atë e kanë marrë në qafë prindërit e saj, që nuk e kanë kuruar sepse kishin frikë se do e merrte vesh fshati dhe u mbetej në derë. ' Pseudologj­ia' është sëmundja prej së cilës vuan Enertila. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje ëndërrojnë të kenë shumë gjëra dhe përpiqen t'i realizojnë, pavarësish­t kostove të saj", tha kushërira e 27vjeçares. Ndërkaq, ish- shokët e shoqet e kësaj të fundit u shprehën se "Enertilës i binte të fikët vazhdimish­t kur ishte në shkollë. Ajo gjithmonë ka qëndruar në bankën e fundit. Të gjithë e dinin që ishte e sëmurë. Shkarravis­te pa fund librat fletoret, bankat, muret dhe dërrasën. Më pas i binte të fikët. Aso kohe ( kur ishte në shkollë) hapi kartelë, por ajo ka vuajtur faktin se ka qenë në fshat. Prindërit e saj, duke qenë se e kishin vajzë të vetme nuk e kanë kuruar sepse nuk donin që t'i hapej nam në fshat. Këtë e dinë të gjithë, edhe ne e dimë". Gjithashtu, kushërira dhe ish- gjimnazist­ët thanë se në 4 vitet e shkollës së mesme Enertilën e kanë toleruar të gjithë mësuesit, e kanë kaluar, sepse e dinin që ishte e sëmurë. "Madje edhe në provimet e fundit, asaj i ra të fikët dhe mësuesit e kaluan që të mos përsëriste më vitin shkollor. Enertila thotë se është e fejuar me Albano Stafën. Në shkollë të mesme ka dashur një djalë Albano, por ai nuk dinte gjë për ndjenjat e saj", thanë ishgjimnaz­istët e Manëzës. Nga ana tjetër, kushërira e Enertilës hedh dyshime të forta në lidhje me arrestimin e kësaj të fundit. "Dyshoj se jo gjithçka është ashtu siç duket. Familja e Enertilës ka një tokë në fund të rrugës dhe aty është thënë që do të ndërtohet një fshat turistik. Punimet kanë nisur pak kohë më parë. Unë nuk e besoj 30- vjeçarin që nuk e dinte se çfarë po bënte. Dyshoj se ai e ka ditur shumë mirë atë që ka bërë gjatë tri viteve. Policia dhe prokuroria duhet të hetojnë më shumë, sepse dyshoj se e gjithë kjo mund të Kushërira e Enertila Beqjas dje deklaroi se 27- vjeçarja vuan nga "Pseudologj­ia" ( Mitomania) - gënjeshtra patologjik­e. Plot 30 profile imagjinare të familjes dhe shoqërisë së saj të ëndërruar ka hapur e reja në ' FB'. Enertila ka krijuar botën e saj të ëndrrave, ku ka një të fejuar, është shtatzënë, ka kunata, kunetër të Albanos e gjithçka tjetër, me të cilën përbëhet familja.

bëhet për pronën që ka vajza. Prindërit e saj janë të sëmurë, ajo e sëmurë dhe tani edhe në burg. Dyshoj fort që Enertila e vetme nuk mund ta ketë bërë këtë. Mund të ketë qenë njeri tjetër në lojë dhe mund t'ia kenë lënë asaj në kurriz gjithë këtë skandal", tha kushërira e saj, e cila edhe pse është jashtë vendit, punon në një institucio­n shtetëror.

SËMUNDJA

Që 27- vjecarja Enertila Beqja vuan nga sëmundje e shëndetit mendor dhe ka krijuar personalit­et të disafishtë e tregon qartë edhe ' FB' i saj. Plot 30 profile imagjinare të familjes dhe shoqërisë së saj të ëndërruar ka hapur ajo në ' FB'. Mes tyre ka krijuar edhe personazhe, të cilët i ka martuar dhe i ka bërë me fëmijë. Ndërkohë që disa prej këtyre personazhe­ve kanë uruar për lindjen e fëmijëve. I dashuri i saj imagjinar është Albano Stafa, i cili sipas Enertilës dhe prindërve të saj jeton në Itali. Aq shumë është ngulitur ky personazh në mendjen e 27- vjeçares, sa ajo ka menduar se është edhe shtatzënë me të. Të gjitha ëndrrat i ka

krijuar me Albanon dhe mbiemrin e tij e ka vendosur Stafa, në ' FB' ka një foto së bashku me nënën e saj. Madje, ka krijuar edhe familjarët e saj imagjinarë, kunata dhe njerëz të tjerë të afërm. Për çdo njërin prej tyre ka hapur nga një profil ' FB'. Në ' FB' e Enertilës komentojnë dy "kunatat" e saj, motrat e Albanos ( imagjinar). Enxhi Stafa dhe Xhesika Stafa janë motrat imagjinare të Al- banos, të cilat komentojnë në ' FB' e saj. Por edhe adresa të tjera Anjeza Stafa, Emanuela Stafa, Nisa Stafa janë disa prej adresave që ajo kishte hapur. Enertila u përgjigjet komenteve të "kunatave" të saj me ikonat e dy shoqeve të lumtura, ndërsa adresat në ' FB' janë të hapura e menaxhohen prej saj. Në një tjetër postim të saj vihet re se personazhi "Elona Gjoka", me të cilin ka komunikuar me 30vjeçarin Barush Ahmeti, nuk mungon t'i japë pëlqim postimit të saj.

"I FEJUARI"

Albano Stafa është i dashuri i saj i ëndërruar, emër të cilin edhe nëna Em-

ineja dhe e babai i 27- vjeçares, Myrtezai e njohin si të fejuarin e vajzës së tyre, i cili do të vijë t'u kërkojë dorën e saj në shtëpi për martesë. I dashuri i zemrës së Enertilës që vuan nga "Pseudologj­ia" është profil i rremë si edhe i Elona Gjokës, apo shumë emra të tjerë, të cilët janë miq të përbashkët me 27- vjeçaren. Albano Stafa nuk ka asnjë shok. Foto profili është barku i një gruaje shtatzënë, ndërsa postimi kryesor është një foto ku dy duar, një mashkulli dhe një femre rrinë së bashku të lidhur. Një çift buzë detit, të përqafuar dhe të dashuruar janë dy postimet më të hershme, foto këto që rëndom i gjen në motorin e kërkimit "Google". Një varëse floriri me shkronjën A. mbi një pistoletë dhe një tufë me euro ka qenë postimi i parë i Albano Stafës, të fejuarit të saj imagjinar. Me shumë personalit­ete njëherësh, 27- vjecarja Enertila Beqja ka krijuar botën e saj të ëndrrave, ku ka një të fejuar, është shtatzënë, ka kunata, kunetër të Albanos e gjithçka tjetër, me të cilën përbëhet familja.

 ??  ?? Enertila Beqja, dje në gjykatën e Durrësit
Enertila Beqja, dje në gjykatën e Durrësit
 ??  ?? Një nga profilet e 27- vjeçares
Një nga profilet e 27- vjeçares
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania