Gazeta Shqiptare

I zhvati 60 milionë lekë drejtorit të Postës, gjykata lë në burg "Mona Lizën"

Enertila Beqja: Jam e pafajshme, Barush Ahmetaj më mbajti pensionin e nënës Prokuroria: 27- vjeçarja kontaktoi në ' FB' me emrin Elona Gjoka

-

Epabesuesh­me! "Mona Liza" nga Manëza që i mori zemrën dhe i zhvati 60 milionë lekë të vjetra 30- vjeçarit Barush Ahmetaj habiti mëngjesin e djeshëm me pamjen e saj. 27vjeçarja Enertila Beqja nuk kishte asgjë të ngjashme me foton e aktores që kishte në profilin e saj në "Facebook", me të cilën joshi keqaz drejtorin e Postës në Manëz. E kërrusur, e veshur me një palë streçe e mbi to një fustan vishnje, me një palë atlete pa lidhëza, ajo u ul në një karrige në kafazin e hekurt. E akullt dhe moskokëçar­ëse, vajza që akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda financiare për asnjë moment nuk u step, nuk iu drodh zëri, por deri në fund këmbënguli se është e pafajshme. "Nuk kam lidhje me akuzat për mashtrim", deklaroi ajo para togave të zeza të qytetit bregdetar. Edhe pse prokuroi i çështjes dhe gjykatësi këmbëngulë­n që të pranonte se pas fotos së vajzës bionde qëndronte ajo vetë dhe se pas mashtrimit spektakola­r fshihej loja e saj djallëzore që prej vitit 2015 me Barush Ahmetajn, 27- vjeçarja asnjë herë nuk u lëkund në qëndrimin e saj. Pavarësish­t se e dridhura e lehtë e duarve herë pas here tregonte se ishte në vështirësi të madhe. Por, jo vetëm kaq. Enertila Beqja akuzoi 30- vjeçarin Ahmetaj si i ka mbajtur pensionin e KEMP- it të nënës, e nuk ia ka dhënë akoma për muajin qershor. Gjatë seancës, prokurori i çështjes mbajti një raport të detajuar. Ai tha se Beqja i paraqitej të riut në "Facebook" me emrin Elona Gjoka dhe me këtë profil i ka zhvatur shumën e madhe të lekëve. "Prokuroria disponon prova e fakte që prej vitit 2015- 2017, ku profili me emrin Elona Gjoka kishte zënë miqësi me Barush Ahmetajn. Pasi zuri miqësi me 30- vjeçarin, ajo i tha që ishte nga Manëza dhe jetonte me familjen në Milano të Italisë. Fillimisht Elona ( Enertila Beqja) i kërkoi Barushit një palë kolltukë që t'ia çonte tezes në fshatin Manëz, meqë ishte në gjendje të keqe ekonomike. Barushi në celularin e tij si provë për prokurorin­ë ka paraqitur foto nga kolltukët si dhe faturën e tyre. Më pas vijuan dhuratat me blerjen e dy televizorë­ve plazmë, aparat ' Dixhitalbi', lavastovil­je, sobë druri, pistë vrapi për palestër, bizhuteri të florinjta nga më të ndryshmet, dy "iPohne 6" dhe "7 plus". Dhurata këto, të cilat ishin të fotografua­ra dhe të dërguara tek adresa me emrin Elona Gjoka, ku kjo e fundit jepte aprovimin nëse i duheshin ato dhurata me atë x stil apo dhe ngjyrën përkatëse dhe nuk nguronte që të referonte se çfarë i pëlqente. Ndërkohë, një dhuratë ishte blerja e motorit dhe targimi në emër të Myrteza Beqajt, babait të vajzës", tha përfaqësue­si i akuzës. Sipas prokurorit, Barush Ahmeti është ndjerë i kërcënuar, pasi vajza me emrin Elona Gjoka i thoshte atij se babai kishte vrarë dhëndrin, burrin e motrës. Në fund të seancës, trupi gjykues vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj 27- vjeçares, e cila e priti e qetë vendimin dhe pa kontestime.

 ??  ??
 ??  ?? 30- vjeçari Barush Ahmetaj
30- vjeçari Barush Ahmetaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania