Gazeta Shqiptare

Enertila Beqja në gjykatë: S'kam lidhje me Barushin, jam e fejuar me Albano Stafën që jeton në Itali

Prindërit e së resë: Mallrat i blemë vetë, lironi vajzën!

-

DURRËS - Enertila Beqja dje deklaroi në gjykatë se nuk ka lidhje me Barush Ahmetajn. "Nuk e njoh fare këtë person. Nuk kam lidhje me të. Unë e kam njohur kur vinte sillte pensionin e mamasë në shtëpi. Ne i thamë mos e sill se vijmë dhe e marrim vetë", u shpreh 27- vjeçarja. Ndërsa pohoi se nuk kishte fare lidhje me emrin Elona Gjoka në "Facebook". "Në ' FB' kam emrin Enertila Beqja dhe si foto kam një timen me mamin. Unë s'e njoh Barushin, ç'punë kam me të?! Bën punë si postier, sjell pensionin e mamit në shtëpi ( KEMP- in) ose shkojmë e marrim ne në Manëz. Në muajin qershor jemi zënë me Barushin se më ka mbajtur një muaj nga KAMP- i i mamit. Shkova dhe u ankova për të në postë dhe polici. Unë s'kam punë me Barushin. Unë jam e fejuar me Albano Stafën nga Durrësi, i cili jeton në Milano. S'e kemi shpallur akoma fejesën, por jam e fejuar me të. S'më ka kërkuar akoma, por do të fejohemi së shpejti. Unë mendoja se isha shtatzënë, se më kishte dalë pozitiv testi i shtatzënis­ë. Unë kam faturat që kam i blerë të gjitha mallrat vetë. Kërkoj edhe mëshirë edhe pafajësi. Kërkoj që të jem afër nënës time që e kam të sëmurë. Ndaj, më lironi. Të gjitha mobiliet në shtëpi i kemi blerë me të ardhurat tona dhe me ato që na kanë dhënë të afërmit. Na ka ndihmuar xhaxhai që kemi në Itali", tha Beqja. Ndërkohë, prindërit e 27- vjeçare u shprehen të indinjuar për ar- restimin e vajzës së tyre. Babi i Enertila Beqja, Myrtezai tha se Barush Ahmetaj nuk është i dashuri i vajzës së tyre dhe Enertila nuk i ka marrë lekë askujt, pasi nuk e njeh këtë person. "Policia na ka marrë të gjitha plaçkat në shtëpi, të cilat i kemi blerë vetë. Plaçkat nuk na i ka blerë Barush Ahmetaj, por i kemi blerë vetë. Vajza është e fejuar në Itali dhe kërkojmë lirimin e saj nga burgu, pasi nuk ka bërë asnjë krim", deklaroi Myrteza Beqja.

 ??  ?? Prindërit e 27- vjeçares
Prindërit e 27- vjeçares

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania