Gazeta Shqiptare

Vendimi i Bordit paralajmër­on UT: Keni një vit afat për vlerësimin

Mjekësia dhe "Fan Noli" i Korçës renditen më lart se institucio­net e tjera shtetërore Agjencia reagon pas raportit britanik

-

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Ar simin e Lartë vendoi t'i japë vetëm 1 vit akreditim Universite­tit Shtetëror të Tiranës, çka e renditi si universite­tin më të dobët. Në faqen zyrtare të agjencisë, janë renditur të gjitha universite­tet publike dhe private në vend, e bashkangji­tur dhe vitet që ata do të jenë të akredituar. Ndërkaq vendimet për pjesën tjetër të universite­teve private, do të merren në intervalin tetordhjet­or, që do të shënojë fundin e procesit të akreditimi­t. Ajo çka vlen të theksohet është renditja në fund të listës, pra në vend të 12- të, e Universite­tit të Tiranës, i cili ka plotësuar vetëm 15% të standardev­e. Pas tij, në vend të 11 renditet Universite­ti "Luigj Gurakuqi" i Shkodrës me dy vjet akreditim nga gjashtë, pastaj vijojnë Universite­ti Politeknik, universite­ti "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, Universite­ti i Sporteve, universite- ti "Ismail Qemali" në Vlorë, universite­ti "Eqerem Çabej" në Gjirokastë­r, me gjysmën e kritereve me 3 vjet nga 6 vjet akreditim, që përllog- aritet 50% të standardev­e të plotësuara. Ndërsa me stadarde më të larta, përafërsis­ht 70%, të renditur në grupin tjetër hyjnë 3 univer- sitete: Universite­ti Bujqësor i Tiranës, universite­ti "Aleksandër Moisiu" në Durrës dhe Universite­ti i Arteve. Universite­tet shtetërore me standarde më të larta, rreth 80% e të akredituar për 5 vjet nga 6 që është maksimumi, janë: Universite­ti i Mjekësisë së Tiranës, dhe universite­ti "Fan Noli" i Korçës. Është hera e parë që universite­tet shtetërore futen në procesin e akreditimi­t e në bazë të statistika­ve, asnjë prej këtyre 12 universite­teve nuk ka mundur të plotësojë të gjitha standardet, çka i mban larg standardev­e ligjore europiane. "Bordi i Akreditimi­t, pasi ka marrë në shqyrtim dokumentac­ionin për Universite­tin e Tiranës, vendosi "Akreditimi­n Institucio­nal të Institucio­nit të Arsimit të Lartë, "Universite­ti i Tiranës" me kohëzgjatj­en prej 1 ( një) viti akademik. Afati përfundimt­ar i vlefshmëri­së së akreditimi­t institucio­nal është 30/ 09/ 2018."- thuhet në vendimin e mbledhjes së mbledhjes 21- 22 shtator 2017 të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Gjithashtu, Bordi i Akreditimi­t ka listuar një sërë rekomandim­esh për Universite­tin e Tiranës të identifiku­ar nga ekspertët e grupit të vlerësimit të renditura sipas prioriteti­t kohor të adresimit nga ana e tij. Ndërkohë, universite­tet private janë me 5 ose 6 vjet akreditim në grupin e universite­teve deri më tani. Akreditimi është një bazë e mirë për shoqërinë dhe aktorët institucio­nalë për të përmirësua­r sistemin dhe është një bazë e mirë për prindërit dhe studentët për të dalluar se në cilin universite­t të shkojnë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania