Gazeta Shqiptare

Fituesit e Ekonomikut në raundin e dytë, lista

Nisin regjistrim­et në 1 tetor, sërish shtatë faza 48- orësh secila Kush fiton në 5 programet e studimit

- Voltiza Duro

Fakulteti Ekonomik i Universite­tit të Ti ranës ka shpallur studentët fitues për raundin e dytë në degët e tij, për vitin akademik 2017- 2018. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listat fituese për pesë programet e studimit që ofron ky fakultet në Tiranë si dhe për filialin e degës Administri­m Biznes në Sarandë. Ashtu si në raundin e parë, aplikuesit figurojnë me numër identifiki­mi dhe të renditur në bazë të pikëve përkatëse që kanë grumbullua­r. Specifikis­ht në degën Financë ka pasur vetëm 12 kuota të lira nga përfundimi i raundit të parë, në degën Administri­m Biznes janë shpallur fitues 21 studentë, e në programin Informatik­ë Ekonomike 23 maturantë fitues. Ndërsa 40 emra fitues janë publikuar në programin e studimit Ekonomiks dhe në degën Administri­m Biznes në Sarandë ka pasur 36 fitues. Secili kandidat si në universite­tet publike dhe private në Shqipëri mund të aksesojë prej datës 1 tetor në portalin U- Albania duke shkuar në adresën ualbania. arsimi. gov. al ku mund të ndjekë udhëzimet për të vijuar më tej me procedurat. Pas kësaj do të fillojë procesi i regjistrim­it për raundin e dytë, që do të kryhet në sekretarit­ë mësimore përkatëse në datat 1 tetor - 14 tetor ku raundi do të përbëhet nga 7 faza 48- orësh secila. Edhe këtë herë studentët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin në kohë reale lëvizjen e vijës së kuqe, sepse mund të lirohen vende të lira gjatë regjistrim­it të fituesve në një degë të parapëlqye­r, çka mund ta shpallë fitues aplikantin tjetër. Në bazë të udhëzimit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, viti i ri akademik 2017- 2018 në institucio­net e arsimit të lartë, do të fillojë në datën 16 tetor 2017 dhe do të përfundojë në datën 30 shtator 2018. Ndërsa periudha 25 dhjetor 2017 deri në 5 janar 2018 do të jetë periudhë pushimesh për studentët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania