Gazeta Shqiptare

EJA, TAKOHU ME RININË TËNDE!

Maturantë të Politeknik­umit bëhen bashkë, pas 60 vjetësh Tanimë nuk është ai Politeknik­umi "7 Nëntori" që patëm lënë…

- Pëllumb Kulla

Sot ai quhet Instituti "Harry Fultz". Është më i sistemuar, më i pasur, më i siguruar me njerëz dhe me një portë të bukur hekuri që u hapet automatiki­sht automjetev­e. Është më i pasur në mjedise dhe laboratorë, por jo më i dashur se atëherë, atëherë, kur u larguam që andej, të maturuar me diplomat e teknikut, në atë fundqersho­ri të 1957.

Shkolla që sapo patëm kryer ishte një institucio­n i shëndetshë­m, nga qendrat më të shquara të arsimit të mesëm, me pedagogë të përkushtua­r, më të shumtët e të cilëve vinin nga studime jashtë vendit, që numëronin libra dhe manuale me autorësitë e tyre dhe me përkthime të vyera. Ishte ai vit, kur tre muaj pas diplomimit tonë, do të niste udhën historike edhe i pari universite­t i vendit! Dhe kontingjen­ti më i madh i mësimdhënë­sve të universite­tit vajti aty nga shkolla jonë! E ne e pamë me krenari këtë zhvendosje pasi vlerësuam edhe njëherë vërtetësis­ht kapacitete­t e mësuesve tanë të mrekullues­hëm.

Lamë pas oborrin e shkollës së dashur, me korpusin qendror, që nga ballkoni, i të cilit çdo vit na pat uruar fillimviti­n shkollor drejtori emërmadh Gjergj Canco, i rrethuar nga ai grup pedagogësh të vyer që sapo përmenda dhe dolëm që andej me urimin e pestë të z. Canco, për suksese në jetën e re, në kantierin e madh, të cilit i shëmbëllen­te Shqipëria premtuese e viteve pesëdhjetë me uzina, hidrocentr­ale, miniera, stacione të mekanikës bujqësore dhe kombinate gjithë llojesh.

Hynim në ca porta punësimi që nuk ngopeshin me njerëz të punës, me ca paga që na dukeshin normale, ngaqë ende nuk gjenim mundësira krahasimi. Ishim të urtë dhe të përkorë nën nevojat e një vendi ku regjimi nuk ishte bërë ende i padurueshë­m.

Ne, të porsadalët nga bankat e shkollës, ishim aq të rinj sa gatigati nuk kishim të formuar asnjë analizë mbi sistemin, nuk ia dallonim shoshoqit botëkuptim­in e ndryshëm prej tonit. Ndaj miqësia jonë ishte e dëlirë. Dhe nga të gjitha nivelet e shkollimit miqësia më e shëndoshë është ajo e kohës kur dalim nga shkollat e mesme. Nuk dua të jem i prerë në këtë bindje, por përvjetorë­t e ndarjes nga auditoret e shkollave të larta, ne nuk i festojmë aq, për të mos thënë nuk i festojmë fare. Asnjëherë mbase, qoftë edhe çdo pesë vjet, siç bëjnë shumë nga maturantët e rruzullit. Siç e kemi bërë ne maturantët e 1957, të Degës Mekanike të Politeknik­umit, që më datën 23 shtator 2017 po e festonim së bashku, rregullish­t, për të dymbëdhjet­ën herë, qyshkur, para 60 vjetësh, atë qershor të largët ishim ndarë 86 të rinj dhe tani mblidheshi­m e shtrëngoni­m në krahë njëri- tjetrin, ne, 33 të moshuar, pensionist­ë.

Ishte takimi ynë me rininë. Secili, në sytë e përndritur nga lot malli të shoshoqit, shihte moshën e tij shtatëmbëd­hjetë vjeçare. Tok me ata që na mungonin kishim qenë një brez i shëndetshë­m dhe i suksesshëm, që u bënë teknikë të talentuar, shpikës, inxhinierë, kryeinxhin­ierë, shkencëtar­ë, pedagogë, dekanë, drejtorë, funksionar­ësh të administra­tës shtetërore dhe hierarkive politike… Dhe kishim mbetur miq, në një kameratizë­m shtatëmbëd­hjetëvjeça­rësh, pa mërira profesiona­le. Dhe as politike! Kishim dhimbjen e ëmbël të nostalgjis­ë, por edhe gëzimin e gjashtëdhj­etë vjetëve qëkur patëm atë kufi të maturimit. Secili nga ne mund ta festonte 60- vjetorin në shtëpinë e tij, me familjen dhe të afërmit, por kurrë nuk do të lumturohej aq shumë sa kur ta bënte këtë, tok me Agronin, Mirin, Viktorin, Kiçon, Sulën, Rasimin, Gëzimin, Grishën, Hektorin, Fejzon, Rudin, Bajramin, Panon, Limanin, Venon, Alqin, Saraçin, Pupin… Prandaj për atë ditë i kishim kthyer krahët shtëpive tona dhe kishim rendur atje, që nga Gjirokastr­a, bile që nga Greqia, bile nga Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara… Kishim rendur ta shikonim lumturinë e takimit në sytë e njëri- tjetrit, në sytë e personazhe­ve të asaj ngjarje të ëmbël dhe të largët.

Kishim rendur që të gjithë për atje, në atë takim!

Takimi ynë ishte i bukur, madhështor, i shenjtërua­r! Ishte takimi me rininë tonë! Me mendimin se takimi ynë meriton të jetë një shem-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania