Gazeta Shqiptare

Sherri në lokal mes dy biznesmenë­ve, plagosen me armë 4 persona, 2 në kërkim

Policia: Konflikti nisi të enjten mes dy pronarëve të lokaleve Objektiv 31- vjeçari, të tjerët klientë të rastësishë­m

-

Katër persona u pla gosën pasditen e djeshme në një lokal në kryeqytet, ndërsa si autorë të dyshuar janë shpallur në kërkim dy vëllezër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18: 30 minuta, në rrugën "Gjergj Legisi", në zonën e "Laprakës". Burime pranë policisë bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Elion Lekaj, 31 vjeç, B. M, 31 vjeç, B. K, 33 vjeç dhe A. B, 46 vjeç. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësis­ht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona. Burimet e lartpërmen­dura sqaruan se janë duke punuar për kapjen e shtetasve Astrit dhe Arben Seferi. Ky i fundit mësohet se mesditën e së enjtes ishte përfshirë në një konflikt me 31- vjeçarin. Pasditen e djeshme, ai kishte shkuar përballë lokalit të Lekaj dhe prej andej qëlloi me armë zjarri pistoletë. I plagosur mbeti pronari i tij, 31- vjeçari Lekaj si dhe tre klientët që ndodheshin rastësisht aty. Pas kësaj, Arben Seferi është futur menjëherë në lokalin e tij dhe është ndihmuar nga i vëllai për t'u larguar prej andej. Me të marrë njoftimin, policia e cila mbërriti në lokalin ku ndodhi ngjarja nisën punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa ngritën pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e dy

Elion Lekaj dhe Arben Seferi ishin përfshirë në një konflikt me njëri- tjetrin që prej ditës së enjte. Policia ka dyshime se konflikti mes tyre kishte nisur për motive të dobëta. Pasditen e djeshme, 31- vjeçari Lekaj teksa ndodhej në lokalin e tij, u qëllua me armë zjarri nga Arben Seferi. Mësohet se të dy këta persona kishin njohje me njëri- tjetrin. Sapo Seferi, me origjinë nga Kukësi ka parë 31- vjeçarin që ndodhej brenda në lokal ka qëlluar menjëherë me pistoletë drejt tij duke e lënë të plagosur. Si pasojë e të shtënave, të plagosur mbetën edhe tre klientët, shtetasit B. M, 31 vjeç, B. K, 33 vjeç dhe A. B, 46 vjeç. Pas ngjarjes, Arbeni i ndihmuar nga vëllai i tij është larguar menjëherë prej andej. Dyshimet e policisë janë se ata mund të jenë ndihmuar nga ndonjë person i tretë dhe se mund të jetë larguar në drejtim të qytetit të Durrësit, apo edhe në zonën e Fushë- Krujës. Operacioni për kapjen e autorit të krimit dhe bashkëpunë­torëve të 31- vjeçari Lekaj teksa ndodhej në lokalin e tij, u qëllua me armë zjarri nga Arben Seferi. Mësohet se të dy këta persona kishin njohje me njëritjetr­in. Sapo Seferi, me origjinë nga Kukësi ka parë 31vjeçarin që ndodhej brenda në lokal ka qëlluar menjëherë me pistoletë drejt tij duke e lënë të plagosur.

tij po drejtohej nga drejtori i Policisë së Tiranë, Ardi Veliu, i cili shkoi menjëherë në vendin ku ndodhi plagosja. Prej aty, në një prononcim për mediat, Veliu tha se kanë identifiku­ar dy autorët e krimit dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Sipas tij, ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti që kishte nisur mes tyre një ditë më parë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania