Gazeta Shqiptare

Vrasja e Ibrahim Bashës në Lazarat, Gate Mahmutaj dëshmon kundër Arbion Alikos

Mahmutaj: "Gjyqi për çështjen Lazarati 1 dhe 2, i manipuluar nga qarqe politike" "Nuk e kam parë Arbionin të armatosur, s'e njoh"

-

Në Gjykatën e Krime të Rënda, dje Razip Mahmutaj i njohur me emrin Gate dëshmoi kundër Arbion Alikos, i akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA- s, Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur në qershor të 2015- ës. Edhe pse po gjykohen në dy çështje të ndryshme penale për ngjarjet e Lazaratit, Gatja, në rolin e dëshmitari­t dhe Arbjoni, i akuzuar për vrasjen e oficerit të policisë, kanë shkëmbyer deklarata në distancë. Razip Mahmutaj, që në fillim të seancës replikoi me anëtarët e trupit gjykues. Sipas tij gjyqi ndaj personave që po gjykohen për çështjet "Lazarati 1" dhe "Lazarit 2" është tërësisht i manipuluar nga qarqe të caktuar politike. Pavarësish­t polemikave, Gatja, u përgjigj për të pandehurin Arbion Aliko, pasi prokuro- ria dyshon se kishte qëlluar me mitraloz nga kapanoni i tij në Lazarat, në aksionin e parë të policisë, në atë të vitit 2014. "Unë nuk kam dhe as kam pas ndonjëherë kapanon. Për objektin që po më pyesni, ai është një stallë lopësh. Unë s'e kam parë fare Arbionin as të armatosur edhe as të paarmatosu­r për ngjarjen që po më pyesni. Madje nuk e njoh personalis­ht, pasi ai është më i vogël se fëmijët e mi", tha Razip Mahmutaj. Kundër tre të pandehurve, të cilët nuk kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, janë thirrur si dëshmitarë edhe Arjan Basha e Klajdi Karamani. Gjykata e Krimeve të Rënda më herët ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Arbion Aliko në kuadër të operacioni­t për kapjen e autorëve të dys- huar për vrasjen e efektivit të Forcave RENEA, Ibrahim Basha, ndërsa mbetën të plagosur dy efektivë të tjerë. Pas masës së arrestit që gjykata caktoi ndaj tij, ai dhe të gjithë të akuzuarit se qëlluan me armë ndaj forcave RENEA, kërkuan gjykimin e shkurtuar. Por gjyqi ndaj grupit "Lazarati 2" mori një tjetër rrjedhë, pasi në kohën kur në gjykatë pritej që të lexoheshin konkluzion­et përfundimt­are nga prokurori i çështjes, tre prej të pandehurve, Arbion Aliko, Gurgaz Skënderi dhe Alfred Proko, kërkuan gjykim të zakonshëm, duke ndarë çështjen e tyre nga të pandehurit e tjerë. Ndërkaq, në lidhje me akuzën e rendë që rëndon ndaj të pandehurit, Arbion Aliko, dhe nëse i riu shpallet fajtor, rrezikon dënimin me burgimin të përjetshëm. in. all

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania