Gazeta Shqiptare

Urdhri i prokuroris­ë: Të hetohen dosjet e pezulluara mbi ngjarjet kriminale në Elbasan

Ministri Xhafaj takim me vartësit: Situata të mos përsëritet

-

Pas

incidentit të ndodhur më 18 shtator në Elbasan, kreu i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, urdhëroi grumbullim­in e të gjitha dosjeve të pezulluara mbi ngjarje kriminale në këtë qytet dhe hetimin e tyre në Tiranë. Sipas policisë dosja e Elbasanit duhet të qëndrojë te Krimet e Rënda, pasi bëhet fjalë për grupe kriminale që kanë veprimtari edhe në fushën e narkotrafi­kut dhe të gjobëvënie­s. Mes dosjeve të pezulluara që do të mer-

KREU I PROKURORIS­E

Besim Hajdarmata­j, urdhëroi grumbullim­in e të gjitha dosjeve të pezulluara mbi ngjarje kriminale në këtë qytet dhe hetimin e tyre në Tiranë. Sipas policisë dosja e Elbasanit duhet të qëndrojë te Krimet e Rënda, pasi bëhet fjalë për grupe kriminale që kanë veprimtari edhe në fushën e narkotrafi­kut dhe të gjobëvënie­s.

ren në dorë nga Krimet e Rënda janë edhe dy ngjarje plagosjesh dhe një dosje droge që ka qenë nën përgjim dhe është pezulluar. Shefi i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j ka qenë i prerë,

duke kërkuar me ngulm vazhdimin e hetimeve për qytetin e Elbasanit. Ndërkohë, në lidhje me situatën edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar që të vazhdojnë hetimet. Mësohet se nga takimi për mbyll- jen e sezonit turistik, Xhafaj ka pritur veçmas 12 drejtorët e policisë së qarqeve, duke i kërkuar në mënyrë të prerë që situata e Elbasanit të mos përsëritet më. Ndërkohë, të pandehurit Ledio Zabeli, Kelmend Xhaferri dhe Valmir Dedja, i janë drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për të konsiderua­r të paligjshëm arrestimin e tyre, pasi pretendojn­ë se nuk janë kapur në kushtet e flagrancës. Shkalla e parë la në burg Ledio Zabeli për veprën e pro- dhimit dhe mbajtjes së një doze kanabisi dhe Vladimir Dedja, rojën e tregut ushqimorë pasi u akuzua për përkrahje të autorit të krimit. Pasi nuk i hapi portën policisë që ishte në ndjekje të personit, që goditi me "Audi" mjetin ku ndodheshin nëndrejtor­i i Policisë së Elbasanit si dhe shefi i Krimeve. Ky pretendim i policisë po verifikohe­t përderisa video e sekuestrua­r shfaq policinë për disa çaste duke qëndruar para portës, e cila ishte e hapur. Ndërsa Klemend Xhaferri u la në "arrest shtëpie" për akuzën e mbajtjes së armëve sportive pa leje. in. all

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania