Gazeta Shqiptare

Laviret e vërteta janë seksi dhe flasin vetëm për moral

- Nga Lorenc Vangjeli

et shqiptare, që nisin me lule dhe përfundojn­ë me ndryshimin e statusit në "Facebook".

Është vështirë të gjendet kush është viktima e kësaj historie, kush duhet të qahet dhe me kë mund të qeshet?

Është viktimë Barushi, që jetoi dy vjet me ëndrrën se do të kishte shërbimet bashkëshor­tore dhe shpirtëror­e të një femre që e kish- te parë vetëm në "Facebook"? Që në këmbim të tyre i kishte blerë dhurata, të cilat i kishte regjistrua­r në një defter një më një sikur të ishte taksidar osman?

Apo viktimë është Enertila që jeton në Manzë? Që lexonte në internet se të kishe fatin e gjoksit të madh nën sutjena, mund të bënte një jetë përrallash ajo dhe prindërit e saj të varfër. Domethënë, mund të kishin një televizor, mund të lanin rrobat me lavatriçe dhe të mba- nin të ftohtë në frigorifer ujin e pusit të shtëpisë.

Për shtetin shqiptar nuk ka asnjë dilemë. Enertila duhet vrarë me gurë. Dhe gurët mbi të duhet t'i hedhë çdo drejtor policie, prokuror, gjykatës, politikan, çdo VIP nga Tirana, tatëpjetë e përpjetë saj, që nuk ka qenë asnjëherë në jetë edhe Barush, edhe Enertilë.

Vajza nga Manza duhet mbyllur në qeli se ka grabitur me mashtrim. Në një shoqëri hipokrite, thellësish­t hipokrite në këto punë morali si shoqëria shqiptare, Enertila është djalli që duhet kryqëzuar sepse ajo gënjeu për pamjen e saj.

I vetmi ngushëllim për Enertilën duhet të vijë andej nga ajo nuk e pret, nga një proces i drejtë dhe i ndershëm gjyqësor, siç ia garanton Kushtetuta. Në këtë rast, akuza ndryshon: nuk je e bukur dhe nuk i meriton ato para! Nëse ajo do të ishte seksi dhe e bukur, do të zgjidhte vetë se çfarë do të ishte, këngëtare, balerinë, modele, blogere. Madje, edhe politikane. Dhe atëherë do të meritonte jo vetëm 60 milionë lekë emigrantës­h që ia morri një drejtori naiv administra­te, por shumë më shumë. Do të kishte nder. Do të kishte dinjitet. Dhe nëse dikush do ta quante "K.. rvë", mbas kurrizit të bukur me prepotencë­n e ballkanasi­t "maço", gjithkush tjetër do të nxitonte ta mbronte: Është alamet K.. rve!

Dhe do të ëndërronte të kishte mundësitë për t'ia blerë ca çaste në shtrat. Me çdo çmim dhe me të gjitha mënyrat, me të cilat bëhen lekët për të marrë me koncension hiret e lavires. I bindur se laviret e vërteta janë seksi dhe flasin gjithë ditën për moral.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania