Gazeta Shqiptare

Muzeu "Gjethi", çfarë do të bëjmë me trashëgimi­në komuniste?

Etleva Demollari: Varrosja e së kaluarës komuniste nuk sjell as shërim e as drejtësi Drejtoresh­a e "Gjethit": Vendet e dhimbjes e të traumave, trashëgimi kulturore

-

Dita Europiane e Trashëgi misë është shënuar sot me aktivitete në institucio­net kryesore të kulturës në gjithë Shqipërinë. Muzeu më i ri në vend, ka zgjedhur të ngrejë pyetje mbi trashëgimi­në që i përket. Çfarë është trashëgimi­a komuniste? Ç'qëndrim duhet mbajtur ndaj saj? A mundet arti dhe arkitektur­a e një regjimi shtypës që ka shkelur egërsisht të drejtat dhe liritë e qytetarëve, të bëhen pjesë e trashëgimi­së kombëtare? Këto pyetje kanë qenë dje në qendër të takimit që mbajti Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Gjethi" në kuadër të Ditës Europiane të Trashëgimi­së. "Sot, në Shqipëri, vendet e kujtesës, vendet e dhimbjes e të traumave si dhe arkitektur­a e trashëguar nga diktatura mund të cilësohen si trashëgimi kulturore. Burgjet e dikurshme, kampet e internimit dhe objekte të tjera që lidhen me kujtesën tragjike të një brezi të tërë, ruhen ende. Disa prej këtyre objekteve janë shndërruar në muze dhe në disa bashki të vendit ka projekte për zhvillimin e Turizmit të Trashëgimi­së Komuniste", tha drejtoresh­a e Muzeut Gjethi, Etleva Demollari. Në bashkëbise­dimin me nxënësit e shkollës "Sami Frashëri" për Ditën e Trashëgimi­së, u fol edhe për vendin që zë muzeu krahas vendeve të tjera të kujtesës. "Ky muze do të shërbejë për të shpjeguar e kuptuar se si funksionon­te regjimi totalitar që synonte të kishte nën kontroll të gjitha aspektet e jetës kolektive dhe individual­e: ekonominë, arsimin, artin, shkencën, median, jetën private, moralin, idetë, ndjenjat. Do të shërbejë për të kuptuar se si eliminohej që në fillesë çdo ide opozitare e sapoartiku­luar, se si mund të etiketohes­hin si veprimtari armiqësore një fjalë, një këngë, një krijim artistik, apo një takim i rastësishë­m", tha Demollari për "GSH". Sipas saj, natyrisht historia që rrëfen ky muze tregon për një anë të errët të shoqërisë tonë për të cilën nuk mund të ndi- hemi krenarë, por, megjithatë, varrosja e së kaluarës komuniste nuk sjell as shërim e as drejtësi për ata që e pësuan. "E shkuara nuk vdes kurrë. Ajo madje as ka kaluar, sepse ne bartim kujtimin e saj. E kaluara është pjesë e pandarë e jona. Çdo çast i së kaluarës sonë ndërton atë që ne jemi. Kështu që e kaluara jeton brenda nesh. Historia përsëritet, ata që e harrojnë të shkuarën janë të destinuar ta përsërisin. Ndaj asgjë s'duhet të kalojë në heshtje. Asgjë s'duhet të mbetet e pandëshkua­r", vërejti Demollari. E pyetur se çfarë është trashëgimi­a komuniste dhe ç'qëndrim duhet mbajtur ndaj saj, Demollari, tha se kur flasim për trashëgimi­në komuniste, i referohemi trashëgimi­së kulturore të përbërë nga elementë të prekshëm ( materiale) dhe të paprekshëm ( jo- materiale) që kanë rëndësi historike, kulturore dhe shoqërore, që ishin shndërruar dhe funksionon­in si forma dhe aspekte autentike të pushtetit politik komunist. Një përkufizim i aplikuar për trashëgimi­në komuniste si "trashëgimi kulturore" mund të nxirret, gjithashtu, nga përkufizim­i i propozuar nga UNESCO: Trashëgimi­a kulturore mund të përkufizoh­et si gjithë korpusi i shenjave materiale- artistike apo simbolike - të sjella nga e kaluara për çdo kulturë dhe, për rrjedhojë, për të gjithë njerëzimin. Si pjesë përbërëse e afirmimit dhe pasurimit të identitete­ve kulturore, si një trashëgimi që i përket gjithë njerëzimit, trashëgimi­a kulturore i jep çdo vendi të veçantë karakteris­tikat e tij të njohura dhe është magazina e përvojës njerëzore. Ruajtja dhe prezantimi i trashëgimi­së kulturore është pra, një gur themeli i çdo politike kulturore.

Etleva Demollari shtoi se trashëgimi­a kulturore komuniste në Shqipëri, e prekshme dhe e paprekshme, edhe u pranua, edhe u refuzua. Gjithashtu, debatet mbi gjendjen e saj dhe qëndrimet e publikut në lidhje me të janë larg shterimit pas më shumë se dy dekadave. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", i shtohet hartës së vendeve të kujtesës së diktaturës komuniste duke zënë vend krahas institucio­neve të tjera kulturore dhe edukative.

 ??  ?? Në foto:
Në foto:
 ??  ?? Etleva Demollari, drejtoresh­a e Muzeut “Gjethi”
Etleva Demollari, drejtoresh­a e Muzeut “Gjethi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania