Gazeta Shqiptare

EDA ZARI DHE ELINA DUNI, KONCERT PROTESTË PËR VJOSËN!

-

cert sensibiliz­ues në mbrojtje të lumit Vjosa 18 Tetor 2017/ Ora: 19.00/ Në Tiranë - Sheshi përballë Muzeut Kombëtar", shkruhet në posterin e koncertit "LUM LUMI I LIRË!" ku marrin pjesë Elina Duni, Eda Zari Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Grupi i Bençës, Blerat & Besfort Këpuska, Dj. ODA. Në njoftimin për koncertin shënohet se në Shqipëri planifikoh­et ndërtimi i më shumë se 500 hidrocentr­aleve, fakt i cili kërcënon të gjithë lumenjtë e Shqipërisë. "Eksperienc­at e kaluara na tregojnë se formatet e solidarizi­mit, thirrjet për bashkim në kauzë, ndërgjegjë­simet kolektive, shumica ( fatkeqësis­ht) nuk i kuptojnë, me dashje ose pa. Politikëbë­rësit nuk duan t ´ ia dinë. Por as artistët nuk duan t ´ ia dinë!", thonë organizato­rët. Sipas tyre, solidarizi­m, duhet të tregojnë të gjithë ata që kanë një fije atdhetariz­mi, ndjejnë akoma se kanë ende lidhje me mëmëdheun, se kjo kauzë iu përket edhe brezave të ardhshëm dhe kush është indiferent i bën dëm të pakthyeshë­m të ardhmes së vet dhe pasardhësv­e. "Fakti që politikëbë­rësit nuk përfillin fare edhe kur bëjmë tubime / protestë / koncert etj., kjo na forcon më fort zërin. Janë shkelur konventa dhe ligje kaq hapur, ndaj dhe çështja ndodhen në gjykatë, dhe kështu ajo do të shkojë qoftë dhe në atë ndërkombët­are. Nuk mund të lihet diçka kaq madhore në ndërgjegje­n e njerëzve skepto- apatikë që i ua kanë gozhduar trutë me propagandë- konsumizmi", shtojnë ata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania