Gazeta Shqiptare

"ROLI QË NUK DO TA LUAJË KURRË", KINEMAJA NË ZI PËR ANDON KOJËN

-

Një

dhe i vetmi mjeshtër i ki nemasë shqiptare vdiq sot, sapo erdhi nga një xhirim duke marrë me vete tridhjetë vjet kujtime kinematike. Dita filloi sot gri. Iris Elezi e njofton me këto fraza të ndjera ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinemasë Andon Koja. Elezi në një postim në "Facebook" shkruan se do të takoheshin nesër pas mbarimit të xhirimeve. "Mendoj se në zemrën time, ne gjithnjë do të takohemi nesër, Andon. Unë dhe Thomas shkruam një rol për ty në një film, por nuk qe e thënë. E humbëm shansin përgjithmo­në, ndërsa ti do të jetosh në vëmendjen që i jepje çdo detaji në filmat që ke pasuruar. Pas kamerës. Kam humbur për fjalë..."

Andon Koja një emër i njohur në historinë e kinematogr­afisë shqiptare është ndarë papritur nga jeta në mënyrë aksidental­e. Qendra Kinematogr­afike njoftonte në faqen e saj lajmin, duke e quajtur një humbje për kinematogr­afinë shqiptare dhe komuniteti­n e artistëve. Regjisor në shumë filma, Koja do ta niste punën në ish- Kinostudio fillimisht si rekuizitie­r e më vonë si regjisor. Pas viteve ' 90- të ai zgjodhi të qëndrojë në Shqipëri duke dhënë një kontribut të vyer në ndërtimin e filmit të ri shqiptar. Kohët e fundit ai bashkëpuno­nte me kompaninë filmike "Papadhimit­ri production", në filma si "Ti mund të më quash Xhon", "I huaji", "I ardhur nga ëndrrat". Koja ka qenë prezent pothuajse në realizimin e gjithë filmave të viteve të fundit. "Ishte i pranishëm me aftësitë e tij dhe për zgjidhjen e shumë problemeve në shesh të xhirimit. I qeshur gjithmonë, i pafjalë me shokët", ka rrëfyer artisti Spartak Papadhimit­ri, ndërsa sipas producenti­t Dritan Huqi "Mes një ushtrie njerëzish që punojnë e sakrifikoj­në për të realizuar filmin, njëri prej tyre, prej një jete të gjatë, që punonte me ndershmëri, profesiona­lizëm dhe korrektësi ishte Andon Koja, Mjeshtër i punës së tij, që sot ka humbur jetën tragjikish­t". Po kaq i prekur ka qenë edhe aktori Amos Zaharia që përmes një postimi vëren se "Lajmi ishte shokues. Do na mungosh të gjithëve Andon me batutat dhe gjindshmër­inë tënde". Regjisori Bujar Alimani shkruan: "Surpriza ime gjatë xhirimeve të KROM - njohja me Andon Koja, i cili e njeh kinematogr­afinë, letërsinë dhe artet më mirë se gjysma e regjisorëv­e tanë, relaks gjate ndërrimeve të set- it dhe mbrëmjeve në shkëmbim bisedash, njeri i kinemasë me plot kuptimin e fjalës".

 ??  ?? Në foto: Andon Koja
Në foto: Andon Koja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania