Gazeta Shqiptare

Basha: Krimi në qeveri, vota e lirë zhbllokon integrimin

Kreu i PD: Vend i pajetueshë­m, nga janari do jetë më e vështirë mbijetesa "Biznesi i vogël me TVSH, çmenduri e mazhorancë­s"

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha shprehu dje shqetësimi­n e opozitës se gjysma e shqiptarëv­e duan të ikin nga vendi, pasi është bërë i pajetueshë­m. Sipas tij, arsyeja kryesore është gjendja ekonomike. Basha paralajmër­oi se nga janari, për shqiptarët do të jetë më e vështirë mbijetesa. Duke iu referuar barometrit për Ballkanin, ku të dhënat flisnin për dëshpërim dhe pamundësi të përballimi­t të jetesës nga shqiptarët, kryetari i PD, Lulzim Basha hodhi akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeminist­rit. "Z. Rama nuk ka raport llogaridhë­nie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar", deklaroi Basha ndërsa e quajti "çmenduri" përfshirje­n e biznesit të vogël në skemën e TVSH- së. "Jetesa do të jetë edhe më e vështirë, apo të themi më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të konsumit, sepse Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSHsë", deklaroi z. Basha. Kreu i opozitës renditi rrugëdalje­t që sipas tij garantojnë stabilitet e vendit. Zgjidhja që z. Basha propozon për frenimin e emigracion­it janë zgjedhjet e lira. "Partia Demokratik­e do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë së rritjes së TVSH- së. Ne do të paraqesim propozimet tona për të frenuar këtë çmenduri, që do të çojë në rritjen e çmimeve të kon- sumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore", theksoi z. Basha. "Por këto masa janë të pamjaftues­hme - tha Basha - në qoftë se në këtë sistem nuk ndërhyhet me themel". Gjithçka sipas tij nis nga vota e lirë. "Sot Edi Rama u jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar, sepse me ata e ruajti pushtetin dhe siguroi votën. Të dyshuarit kryesorë që ka qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e policisë së korruptuar të Edi Ramës janë larguar dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Europian. Vota e lirë është e vetmja që do ta shpëtojë vendin, sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin. E çon buxhetin e shtetit për hapje të vendeve të punës dhe për kërkesat reale të njerëzve. Dhe është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian", deklaroi kreu i PD- së, Lulzim Basha. Sipas tij, për shkak të qeverisjes së mbrapshtë të kryeminist­rit Rama, qytetarët shqiptarë ndihen të pashpresë, ndaj duan të largohen nga vendi.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në konferencë për shtyp
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në konferencë për shtyp
 ??  ?? Të dhënat e barometrit ballkanik
Të dhënat e barometrit ballkanik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania