Gazeta Shqiptare

Tarifa të reja për 56 lloje padish në të gjitha gjykatat

Nga paditë për pension ushqimor, te divorcet e çështjet tregtare Projektlig­ji/ Rritja, çdo vit 500 lekë

-

Ndryshojnë tarifat për të gjitha llojet e padive në gjykata. Ndryshimi vjen në kuadër të reformës në drejtësi dhe parashikon, ndër të tjera, që për gjykimin e kërkesave civile, administra­tive dhe penale të vendosen dy tarifa fikse prej 2.500 lekësh dhe prej 5.000 lekësh për çështje të caktuara. Por, edhe pse vendosen tarifa fikse, projektlig­ji i depozituar në Kuvend parashikon që, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ato do të pësojnë rritje progresive me 500 lekë çdo vit. Nga shuma e përgjithsh­me e arkëtuar për tarifat gjyqësore, 10% do t'i kalojnë buxhetit gjyqësor, ndërsa pjesa tjetër shkon në arkën e shtetit. Në relacionin që shoqëron projektlig­jin që do të shqyrtohet në komisionet parlamenta­re thuhet se, aktualisht ekziston një situatë e paqartë ligjore në përcaktimi­n e tarifave gjyqësore. Nuk ka hierarki të tarifave të pagesave të lidhura me shkallët gjyqësore dhe nuk ka diferencim tarifash midis llojeve të mosmarrëve­shjeve ( të tilla si mosmarrëve­shje mbi pronësinë, mosmarrëve­shje për markën etj.). Tarifa për t'iu drejtuar Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që aktualisht është mjaft e ulët ( 200 lekë), mund të përshtatet dhe të ndryshohet, duke përfshirë një përqindje tjetër për çdo shkallë për çështjet tregtare. Është vënë re një mungesë totale e aplikimit të tarifave në Gjykatën Kushtetues­e. "Vitet e fundit vihet re se janë shtuar mjaft kërkesat që depozitohe­n para kësaj gjykate, duke shtuar volumin e punës së saj sidomos në fazën e seleksioni­mit të kërkesave. Kjo gjë ka rritur edhe shpenzimet administra­tive të saj. Përveç kësaj, në mjaft raste vihen re edhe abuzime me mjetin e ankimit, duke paraqitur kërkesa të cilat nuk plotësojnë kriteret në mënyrë të përsëritur", thuhet në relacion. Ky ligj ka si qëllim përcaktimi­n e tarifave për çështjet gjyqësore dhe shërbimet që ofrohen nga sistemi gjyqësor. "Duke qenë se sistemi i tarifave gjyqësore aktuale nuk reflekton shpenzimet për funksionim­in e sistemit të gjykatave dhe taksapague­sit ngarkohen me barrën e mbajtjes së këtij shërbimi, ky ligj ka për synim kalimin, për sa të jetë e mun- dur, të kësaj barre, fillimisht, te palët ndërgjyqës­e të cilat iniciojnë procesin gjyqësor. Në të njëjtën kohë, me qëllimin që t'u jepet vëmendje individëve të cilët kërkojnë drejtësi, por që nuk mund të përballojn­ë tarifa gjyqësore të larta, kategori të caktuara gjykimi ose shërbimi janë të përjashtua­ra nga tarifat gjyqësore ose kanë vlerë të pranueshme", thuhet në relacion. "Gazeta Shqiptare" publikon sot, tarifat e reja që pritet të hyjnë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania