Gazeta Shqiptare

Legalizime­t, 1000 personat që kanë gati lejet

Dosja për marrjen e tapisë dorëzohet nga Agjencia e Legalizime­ve në Hipotekë ALUIZNI: Ja kush përfiton në Kamëz dhe Vorë

-

ALUIZNI publikon listën me 1000 per sona që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimi­t. Përfituesi­t janë në qarkun Tiranë në zonën e Kamzës dhe Vorës. Drejtoria e ALUIZNI- t të Kamzës njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI- t në Kamëz dhe Vorë për të tërhequr lejen ndërmore. Ndërkohë që procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Kjo drejtori në një kohë rekord ka mbyllur të gjithë procesin për 1435 dosjet, të cilat tani kanë gati lejen dhe për pak ditë marrin certifikat­ën e pronësisë. Menjëherë pas regjistrim­it të certifikat­ës së pronësisë, përfituesi­t do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shit- en poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Sipas ligjit në fuqi, kur ndërtimi pa leje dis- ponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohe­t regjistroh­en në emër të subjektit që disponon objektin. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania