Gazeta Shqiptare

Vrau policin e FNSH, burg përjetë David Qosjes

Rindërtohe­t dinamika e ngjarjes. Ndërhyrja erdhi pas njoftimit të një banori në Torovicë Prokuroria: Qëlloi nga kati i dytë, ekzekutoi Ardian Kodrën

- Ina Allkanjari

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar burg përjetë për David Qosjen, i cili një vit më parë vrau policin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra. Më herët në gjyq, i pandehuri Qosja ka pretenduar se ka probleme mendore, por në seancën e 27 shtatorit, ekspertiza e nxori atë të përgjegjsh­ëm dhe të aftë mendërisht. Prokuroria për Krime të Rënda ka paraqitur para gjykatës dinamikën e ngjarjes së ndodhur më datë 02.09.2016, në fshatin Torovicë, Lezhë. Pritet që në datën 23 tetor, Gjykata e Krimeve të Rënda të japë vendimin përfundimt­ar për Qosjen. Ngjarja e rëndë me pasojë vdekjen e efektivit Kodra, ndodhi një vit më parë, ku FNSH e Shkodrës kishte shkuar në ndihmë të policisë vendore të Lezhës. Kjo pas njoftimit të marrë nga një banor i fshatit Torovicë, se fqinji i tij David Qosja ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik.

DOSJA E PROKURORIS­Ë

Në dosjen e prokuroris­ë sqarohet operacioni i policisë ku mbeti i vrarë Ardian Kodra. "Mesditën e datës 02.09.2016, pranë shërbimit të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ka mbërritur një telefonatë nga një banor i fshatit Torovicë, i cili ka njoftuar se një fqinji i tij, i quajtur David Qosja, ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik. Duke vlerësuar informacio­nin, shërbimet e policisë, të ndihmuar dhe nga kolegë të FNSH Shkodër, janë pajisur me armatimin përkatës dhe me dy blinda janë nisur drejt Torovicës", deklaron prokuroria. Më tej, sqarohet se për shkak të terrenit, pranisë së shkurreve të larta në pjesën pranë banesës nuk sigurohej fushëpamje dhe shërbimet policore mund të ishin lehtësisht në objektivin e të pandehurit. Për këtë arsye, drejtuesit e operacioni­t vendosën që blindi të zhvendosej disa metra më në jug në një distancë më optimale, ku dhe fushëpamja ishte më e plotë. Gjithashtu, në dosjen e prokuroris­ë shpjegohet pozicionim­i i viktimës Ardian Kodra pak para se të ekzekutohe­j. "Gjatë kryerjes së veprimeve të pozicionim­it të trupave, nga banesa vazhdohej të qëllohej. Viktima Ardian Kodra u pozicionua thuajse përballë banesës, prapa një peme. Lëvizja e trupave të policisë dhe pozicionim­i i tyre në pika nga ku objekti ishte tërësisht në kontrollin e tyre ka vënë në lëvizje të pandehurin, i cili tashmë ka shtuar intensitet­in e gjuajtjeve. Duke parë situatën, V. T. dhe kolegë të tjerë i kanë thënë viktimës që të largohej nga pema, por ai me armë në dorë ka thërritur disa herë emrin e të pandehurit, i cili tashmë ka ndjerë më afër rrezikun dhe ka qëlluar nga dritarja e katit të dytë të pjesës jugore të banesës, me pushëpamje të plotë drejt blindit. Sakaq, njëri prej plumbave ka goditur dhe Ardianin, duke e lënë të vdekur në vend", shkruan prokuroria. Ndërko- hë, në dosje shpjegohet se, pas vrasjes së efektivit, i pandehuri ka parë intensifik­imin e veprimeve nga ana e shërbimeve policore, gjithashtu nga qitjet ka marrë flakë kati i dytë i banesës së tij. Për këtë arsye, Qosja është hedhur nga banja, për të kaluar më pas te një parcelë me misër, ku dhe ka tentuar të fshihet. "Shërbimet policore kanë ngushtuar rrethimin duke i bërë thirrje të herëpasher­shme të pandehurit për t'u dorëzuar. Pas disa orësh është bërë e mundur jo vetëm kapja e tij te një parcelë me misër, por edhe sekuestrim­i i armës automatik, me të cilën ai kishte qëlluar drejt shërbimeve policore", deklaron prokuroria. I pandehuri David Qosja akuzohet për veprat penale "Vrasje e punonjësve të policisë", me viktimë shtetasin Ardian Kodra; "Vrasje e punonjësve të policisë", mbetur në tentativë, ndaj të dëmtuarve V. T. e E. B., si dhe për "Armëmbajtj­e pa leje".

"Shërbimet policore kanë ngushtuar rrethimin, duke i bërë thirrje të herëpasher­shme të pandehurit për t'u dorëzuar. Pas disa orësh është bërë e mundur jo vetëm kapja e David Qosjes te një parcelë me misër, por edhe sekuestrim­i i armës automatik, me të cilën ai kishte qëlluar", thuhet në dosjen e prokuroris­ë.

 ??  ?? David Qosja në gjykatë
David Qosja në gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania