Gazeta Shqiptare

Lulzim Basha: Rritja e TVSH- së çmenduri, do falimentoj­ë biznesin

Kreu demokrat takon pronarë të biznesit të vogël në Paskuqan: Bashkohuni "Rama nuk ndjen detyrim për qytetarët, por për kriminelët"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha, takoi dje përfaqësue­s të biznesit të vogël, lidhur me projektin e qeverisë Rama për përfshirje­n e tyre në skemën e pagesës së TVSH. Tregtarët e vegjël, me biznes kryesisht familjar në zonën e Paskuqanit, thanë se futja e tyre në skemën e TVSH do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje çmimesh, dhe pamundësi për të mbajtur aktiviteti­n, pasi edhe me çmimet aktuale ata mezi ia dalin të mbyllin muajin. Basha theksoi se ai dhe Partia Demokratik­e do të luftojnë që kjo çmenduri të mos ndodhë dhe kërkoi bashkimin e biznesit të vogël në këtë betejë. "Vijnë e na gjobisin. Ne nuk e çojmë mallin jashtë shtetit. Kontraband­ën nuk e bëjmë ne, biznesi i vogël. Na vendosin 500 mijë lekë gjobë. E për çfarë?! Për një kupon. Mund ta bësh gabim kuponin nga 200, në 2 mijë lekë, por prapë të vënë gjobë. Kjo është për të mbyllur dyqanin. Më kanë borxh prej 2 vitesh, s'kanë lekë të më sjellin",- tha Xhevairi, një pronar i një dyqani materiales­h ndërtimi. Festimi ka një bar buzë rruge, me të cilin jeton. Ai thotë se rritja e TVSh- së do e bëjë të mbyllë lokalin. "Nëse do rritet TVShja, do rris çmimet. Nga 500 lekë që e kam kafen do e çoj 700. Prapë populli do e hajë. Po e rrita çmimin s'ka për të ardhur njeri në lokal. Unë me thënë të drejtën kam qenë i majtë. Nuk jam i kënaqur fare. Nuk ecet më. 27 vite e tani po shkojmë poshtë. Nuk ecet më me mashtrime",- tha Festimi. "Ne kemi dalë sot t'u dëgjojmë. Ne këtë qëndrim kemi që rritja e TVSH- së do shkatërroj­ë biznesin e do rrisë çmimet. Për këtë arsye jemi kundërvënë, nuk është se po bëjmë politikë", - iu përgjigj Basha. Kreu i PD- së shpjegoi ndërkaq projektin e tij. "Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet bi- znes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSHsë pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentoj­ë biznesi",- tha Basha. Ndërkohë më pas, kreu i PD- së, në një status në rrjetin social, "Facebook", shkroi: "Edi Rama nuk e ka ndërmend t'u vijë në ndihmë 30% të familjeve, që nuk blejnë dot ushqime, 39% të familjarëv­e, që nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit, 43% të familjeve, që nuk sigurojnë dot ngrohje për fëmijët". "Përkundraz­i ai duke futur biznesin e vogël në skemën e TVSh, do të rrisë çmimet dhe vështirëso­jë edhe më shumë jetën për shqiptarët. Sepse Edi Rama nuk ndjen detyrim për qytetarët, vetëm për kriminelët që e mbajtën në pushtet. Prandaj çdo ditë të qeverisjes së tij ia kushton krimit dhe kriminelev­e, herë duke mbyllur sytë para hashashizi­mit të vendit, herë duke ndihmuar kriminelët të arratisen e herë duke fshehur urdhërarre­stet ndërkombët­are për ta",- u shpreh kryedemokr­ati.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania