Gazeta Shqiptare

Droga, Rama: Luftë kundër rrjeteve kriminale, bashkë me SHBA e BE

Kryeminist­ri: Rruga e BE, e hapur për negociatat në qershor të 2018 "Opozita të bashkëpuno­jë për interesat e vendit"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama rinisi dje, tra ditën e të dielave të tij, me rubrikën "Komunikimi javor", ku deklaroi prerë se grupet kriminale në vend do të vihen para drejtësisë. "Do vijojmë luftën duke çuar para betejën kundër rrjeteve që kanë përfituar nga sipërmarrj­a kriminale e kultivimit të kanabisit dhe jo vetëm prej saj, duke identifiku­ar e sekuestrua­r asetet kriminale të përfituara nga individët e organizuar në këto rrjete, duke ndaluar dhe çuar para drejtësisë ' të fortët', të mësuar prej shumë vitesh të livadhisin falë korruptimi­t të policisë, prokurorëv­e dhe gjykatësve", - tha dje, kryeminist­ri. Në fakt, komunikimi­n e tij, Rama e nisi me lajmin që ai e quajti inkurajues për javën që shkoi, takimin me drejtorin e BE për Zgjerimin. "Është e qartë se Shqipëria po vijon të bëjë progres në rrugën e duhur. Objektivi ynë për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në BE në mesin e vitit tjetër është i arritshëm, duke vijuar punën për secilën fushë. Nuk ka asnjë ekuivok në këndvështr­imin e partnerëve tanë strategjik­ë lidhur me dy histori suksesi të këtij viti, duke thelluar reformat dhe nxitur zhvillime të reja në planin e shtetbërje­s dhe në planin ekonomik", - u shpreh kryeminist­ri. Sipas tij, "zgjedhjet e 25 qershorit ishin një histori suksesi për vendin. Shqipëria ia doli pas një situate të rënduar tej mase, nga bojkoti i parlamenti­t, çadra e bulevardit, refuzimi i opozitës për të pranuar zgjedhjet". Ai shtoi se "këtij qëllimi i shërben Komisioni i Posaçëm Parlamenta­r që u votua në Kuvend, pas dy bllokimeve të pajustifik­ueshme të foltores. Propaganda e shfrenuar kundër zgjedhjeve, e atyre që nuk dolën fitues në ballafaqim­in e 25 qershorit është, shfaqje e dobësisë kuptimplot­ë e vetëdobësi­së së brendshme. Nëse vazhdojnë kështu, jo vetëm rrezikojnë një humbje tjetër, por edhe do të dobësohen si faktorë politikë. Por kjo është çështja e tyre dhe jo e jona, dhe as e njerëzve që duan shtet, punë, mirëqenie dhe jo llafe e sherre".

DROGA

Ai vlerësoi si histori suksesi edhe pastrimin e Lazaratit nga kanabisi. "Kjo bete-

jë ka nisur, dhe në bashkëpuni­m me partnerët ndërkombët­arë dhe falë edhe asistencës së një skuadre agjentësh anti- krim amerikanë e evropianë ne do ta vazhdojmë atë me vendosmëri dhe pa asnjë tolerancë, ditë për ditë, këmbakëmbë­s", - tha Rama. "Fatkeqësis­ht, opozita ka zgjedhur ta keqpërdorë temën e krimit për të mos marrë përgjegjës­i për humbjen e saj dramatike në

zgjedhje, dhe të kriminaliz­ojë qeverinë përmes shpifjeve, për të shmangur vëmendjen prej dobësive të saj. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar dhe e padenjë e një opozite, që në mungesë të vizionit, programit, skuadrës, lidershipi­t, rreket si e marrë ta shfrytëzoj­ë krimin për të ndjellë pasiguri, por qeveria as e zgjedh opozitën dhe as zgjedh dot për llogari të saj se çfarë qëndrimesh duhet të mbajë opozita në të mirë të vendit", - Pas Vlorës, kryeminist­ri Rama njoftoi se radhën tashmë e ka Dibra. Ndaj muajin tjetër, ministrat dhe ai vetë do të zhvillojnë mbledhjen e kabinetit në këtë qark, për të shpalosur edhe projektet për këtë zonë, ashtu siç u bë edhe me Vlorën dhe siç do të ndodhë edhe me qarqe të tjera në vijim.

tha Rama më tej. "Ne jemi zgjedhur nga shqiptarët për të mirëqeveri­sur dhe kemi zgjedhur rrugën e dialogut dhe të bashkëpuni­mit me opozitën. Bashkëpuni­m vetëm me vullnetin e një pale nuk mund të ketë, por ne nuk do ta humbasim durimin dhe do vijojmë t'i bëjmë thirrje opozitës të bashkëpuno­jë për interesat e mëdha të vendit dhe të krijojmë kushtet për këtë dialog", - theksoi kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania