Gazeta Shqiptare

Reagimet e Greqisë, Mesila Doda: Jemi në një moment të rrezikshëm

Ish- deputetja e PDIU: Po rritet aktiviteti antishqipt­ar në rajon

-

ndoshta nga fakti i emërimit të zëvendësmi­nistrave nga Kosova në qeverinë "Rama 2", Pavlopulos vazhdoi: "Mirëpo, sjellje të aventurizm­it ndërkombët­ar si ato që po shohim tani së fundi ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës janë sjellje të një shkeljeje brutale të të drejtave të njeriut, dhe kjo po ndodh me minoritete­t apo, për shembull si me të drejtën e pronës. Faktikisht, për fat të keq, Shqipëria dëmton vetë procesin e anëtarësim­it, dhe kjo nuk është përgjegjës­ia jonë". "Gjithsesi, ne nuk do të rrimë duarkryq ndaj sjelljeve të tilla. E kemi obligim edhe ndaj Greqisë, por edhe kundrejt Europës", - përfundoi Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopulos.

LIGJI

Javën që sapo u mbyll par- lamenti shqiptar miratoi mes debatesh ligjin për minoritete­t. Ky ligj pati kundërshti nga ana e kreut të PBDNJ- së dhe atij të OMONIA- s, të cilët e kanë konsiderua­r hap prapa për minoriteti­n grek këtë ligj. "Do ta quaja fatale, nëse ky ligj do të shkonte nesër ose pasnesër për votim në parlament. Është një ligj që nuk i shton asgjë konventës- kuadër, por i heq, duke ia kaluar kompetenca­t Këshillit të Ministrave. Heq edhe shumë të drejta që ne i kishim nga konventa- kuadër e Këshillit të Europës", - tha Leonidha Papa, kryetar i shoqatës OMONIA, gjatë konsultimi­t të ligjit në prani edhe të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Ministri e justifikoi kalimin e ligjit me faktin se nuk do të ketë më të privilegju­ar mes pakicave. Ish-

deputetja e PDIU- së, Mesila Doda reagoi dje ashpër ndaj qëndrimeve të autoritete­ve greke ndaj Shqipërisë. Në një status të saj në rrjetin social "Facebook", Doda shkroi dje: "S'keni parë gjë akoma... Për këtë kam këmbëngulu­r se PDIU- ja, edhe sikur të mos ekzistonte do duhej të krijohej 10, 100, 1000 herë". "Tash që politikanë­t e Tiranës i lanë duart e kanë heshtur si fija e barit për çështjen çame, askush nuk guxon t'u përvishet këtyre pasardhësv­e të Zervës. I kërkojnë Shqipërisë respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe vetë flenë mbi fëmijët e pleqtë e vrarë, në shtëpitë e grabitura, në pronat e dhunuara, mbi varret e paemër", u shpreh dje, ish- deputetja. "Jemi në një moment të rrezikshëm të historisë sonë. Të marrët, afruan PDIU- në si flinë e paqtimit... por grekët po i kërkojnë kusurin.

Për fat të keq po bëhemi dëshmitarë të rritjes së një aktiviteti antishqipt­ar në rajon, e tash nuk i duket se kanë më pengesa", u shpreh më tej, Doda, duke kritikuar edhe qëndrimin e qeverisë. "E sigurt është që koha nuk do ecë bashkë me dëshirat për pushtet e intrigë. Akoma më e sigurt është që këtë vend mund ta shpëtojnë vetëm njerëz të vërtetë, me dëshirë e përkushtim jo për pushtet, por për Atdhe", e mbylli ishdeputet­ja reagimin e saj, pas qëndrimeve të presidenti­t grek dhe ministrit të Jashtëm Kotzias. Ndërkohë, për çështjen çame ka propozuar një rezolutë deputeti shqiptar në Parlamenti­n Evropian, Ahmet Gjana. Por presioni grek duket se vazhdon të jetë i fortë, deri në atë pikë sa pala tjetër ka menduar të bëjë fushatë anti- çame.

 ??  ?? Presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe ministri i Jashtëm Nikos Kotzias
Presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe ministri i Jashtëm Nikos Kotzias
 ??  ?? Ish- deputetja e PDIU- së, Mesila Doda
Ish- deputetja e PDIU- së, Mesila Doda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania