Gazeta Shqiptare

"Minoritete­t", Pavlopulos: Shqipëria po dëmton vetë anëtarësim­in në BE

Ligji për pakicat, Athina: Përjetëson arbitrarit­etin e regjimit të Hoxhës "Prishtina e Tirana, sjellje të aventurizm­it ndërkombët­ar"

-

Qeveria greke "kërcënoi" dje, qeverinë shqiptare sërish me hapjen e negociatav­e. Pas votimit në parlament të ligjit për pakicat, Ministria e Jashtme greke reagoi përmes zëdhënësit të saj, Aleksandro­s Gjenimatas. "Në vend që të sigurojë të drejtat e pakicave në vend, bazuar në standardet europiane, projektlig­ji që votoi parlamenti shqiptar mbi mbrojtjen e minoritete­ve përjetëson abuzimet e regjimit të Enver Hoxhës. Ky është një hap përpara për pakicat reale dhe joekzistue­se dhe një hap prapa për minoriteti­n kryesor dhe ekzistues të Shqipërisë", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Ndërsa nga Korfuzi, në përurimin e muzeut të politikani­t të njohur grek të shekullit XVIII, Ioannis Kapodistri­as, presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë ndaj Shqipërisë, madje kësaj here ka përfshirë edhe Kosovën. Pavlopulos ka akuzuar Tiranën dhe Prishtinën se po sillen si "aventurier­ë ndërkombët­arë", dhe ka shtuar se "Shqipëria dëmton vetë procesin e anëtarësim­it në BE". Pavlopulos i bëri këto deklarata të dielën paradite në Korfuz, ku u inaugurua muzeu i Joanis Kapodistri­as, guvernator­i i parë i Greqisë pas çlirimit nga zgjedha osmane. Ai tha se "Kapodistri­as ka dy karakteris­tika: vizionin dhe respektimi­n e plotë të së drejtës ndërkombët­are. Kjo na frymëzon ne grekët, por duhet të frymëzojë edhe ata që aspirojnë të futen në BE". "Dhe këtë e them kryesisht për Shqipërinë fqinje, vendin me të cilin duam gjithmonë të kemi marrëdhëni­e të mira, dhe që e mbështesim në procesin e anëtarësim­it", - tha presidenti grek. Duke marrë shkas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania