Gazeta Shqiptare

Masakra në Lushnjë, atentatorë­t mund të jenë ndihmuar nga policia

Ministri Xhafaj paralajmër­oi ndjekje penale, ja 3 rrugët ku mund të jenë larguar autorët Dëshmitarë­t: Shoferi mbante në dorë radiomarrë­se

-

Pas masakrës së Lush njës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmër­oi gjatë një vizite- blic se do të ketë largime dhe ndjekje penale për efektivët që dyshohet se kanë ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarj­a. Dëshmitarë­t kishin parë që njëri nga atentatorë­t, i cili qëndronte në timon, kishte radio policie në dorë. Duket se vizita- blic e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe numrit 1 të Policisë së Shtetit, Haki Çako, e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në komisariat­in e policisë së Lushnjës, ka pasur një motiv të fortë, raportoi "ABC News". Ekzekutimi i tipit mafioz në qendër të qytetit dhe shumë pranë komisariat­it të policisë Lushnjë të Zamir Latifit dhe Jurger Hoxhës, ka krijuar dyshime se tre atentatorë­t mund të janë ndihmuar ose favorizuar nga uniformat blu, pasi këta të fundit nuk reaguan në kohë. Për këto dyshime, ministri Xhafaj ka paralajmër­uar se do të ketë largime dhe ndjekje penale për efektivët e policisë që janë të përfshirë në afera të pista, duke paralajmër­uar largimin e tyre nga puna. Këto dyshime përforcohe­n edhe më shumë, pasi dëshmitarë­t kanë deklaruar se në vendngjarj­e kanë shquar se atentatorë­t ishin Laert Haxhiu dhe Oreges Bilbili, ndërsa drejtuesi i automjeti tip "Mercedes- Benz" që largoi nga vendi i krimit vrasësit mbante në dorë një radiomarrë­se, si ato të policisë. Ky person vijon ende të mos jetë zbuluar nga uniformat blu, por nuk përjashto- het mundësia e përfshirje­s edhe të shumë njerëzve të tjerë në atë ngjarje kriminale që tronditi gjithë qytetin. Ndërkohë, pak pas masakrës së Lushnjës, e ndodhur më 11 tetor, autorët e kishin menduar mirë se si do t'i shpëto- nin ndjekës së policisë. Ata dogjën automjetin në rrugën Lushnjë- Berat, në vendin e quajtur "Çukas i Vjetër", ndërsa u gjetën dhe tri armë zjarri. Vrasësit jo rastësisht kishin zgjedhur atë pikë për të humbur gjurmët. Sipas policisë, tri janë rrugët nga ku mund të jenë larguar Laert Haxhiu e Orges Bilbili dhe miqtë e tyre. E para që të dërgon drejt rrugës nacionale për te Ura Vajgurore e pastaj në qytetin e Beratit. E dyta nga fshati Tashkëz, drejt

Krutjes së Poshtme, e më pas humb ndjekja, pasi ka shumë degëzime rrugësh. Dhe pista e cila po monitorohe­t imtësisht nga uniformat blu është nga fshati Cërraga, rrugë që lidhet me zonën e Dumresë, e më pas shkon në Belësh e përfundon në Cërrik. Prej katër ditësh, autorët e masakrës së Lushnjës janë personat më të kërkuar në vend, duke angazhuar të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit për kapjen e tyre.

 ??  ?? I kërkuari Laert Haxhiu
I kërkuari Laert Haxhiu
 ??  ?? I kërkuari Orges Bilbili
I kërkuari Orges Bilbili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania