Gazeta Shqiptare

Vrasja e Çollakut, eksperti: Të dhënat e GPS së makinës së Shtrazës mund të jenë fshirë

Avokati Alban Qafa: Fshirja mund të jetë bërë gjatë kohës që mjeti ishte nën ruajtjen e policisë "Një pjesë e të dhënave u nxorën nga karta memorizues­e"

-

Ekspertiza gjermane e pajisjes lokalizues­e të makinës me të cilën dyshohet se lëvizte Denis Shtraza mbrëmjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut është bërë objekt debatesh të forta mes palëve në proces. Në dokumentin që disponon "News24", specialist­i ngre dyshime për fshirjen e të dhënave të GPS- së së automjetit luksoz. Eksperti sqaron se një pjesë të të dhënave ka mundur t'i nxjerrë jo nga pajisja lokalizues­e, por nga karta memorizues­e e tij, çka sipas tij ka shumë mundësi që të dhënat e GPS- së të jenë fshirë. Avokati Alban Qafa pretendon se fshirja mund të jetë bërë gjatë kohës që makina ishte nën ruajtjen e policisë, dhe e konsideron këtë si një tentativë për të manipuluar provat. Për këtë, mbrojtësit e të pandehurit këmbëngulë­n në pyetjen e ekspertit gjerman, kërkesë e cila u rrëzua nga Gjykata për Krime të Rënda. Në fakt, pasi eksperti shqiptar nuk ishte në gjendje të lexonte të dhënat e plota dhe të përcaktont­e vendndodhj­en e automjetit natën e ngjarjes, edhe prokurori kërkoi pyetjen e specialist­it të huaj, por më pas u tërhoq. Denis Shtraza është i vetmi i akuzuar për rrëmbimin e 40- vjeçarit Çollaku, i cili, pasi u torturua, u vra dhe u hodh anë rrugës, në Murqin të Krujës, i lidhur këmbë e duar.

NGJARJA

Gazmend ( Laert) Çollaku u rrëmbye më datë 06.01.2016. Ai ndodhej i ulur në një lokal në Durrës kur u fut me forcë në një makinë nga 4 persona. Sipas prokuroris­ë, dy prej tyre ishin shtetasit Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj. Ndërsa mëngjesin e 7 janarit, Çollaku u gjet i masakruar dhe i vrarë në fshatin Murqin të Krujës. Po ashtu, ndaj Shtrazës dhe Dalipajt ( i vrarë) u ngritën akuzat për veprat penale "Rrëmbim ose mbajtje peng të personit, e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij", e kryer në bash- Ish- shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dauti u vranë pasditen e 25 prillit të këtij viti në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Sukthit". Ata ishin duke udhëtuar me një automjet tip "Audi" me targa AA 111 OI, kur u qëlluan për vdekje me 32 plumba kallashnik­ovi nga persona ende të paidentifi­kuar që lëviznin me dy mjete të ndryshme, me një "Audi A3", dhe një "BMW X5" me ngjyrë të zezë.

këpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luft-

arake" dhe "Mbajtje pa të drejtë të uniformës".

 ??  ?? Viktima, Gazmend Çollaku
Viktima, Gazmend Çollaku
 ??  ?? I arrestuari, Denis Shtraza
I arrestuari, Denis Shtraza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania