Gazeta Shqiptare

Përdhunoi e la shtatzënë të miturën, arrestohet 55- vjeçari

Prindërit e 15- vjeçares: Kërkojmë dënimin maksimal. Vajza e autorit: Im atë s'e ka kryer një akt të tillë Xh. B.: Nuk tregoja se më vinte turp nga fshati, nëna e kuptoi kur m'u rrit barku

-

Një vajzë 15- vjeçare së bashku me prindërit e saj ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga fqinji 55- vjeçar. Burime pranë policisë bënë me dije se vajza me inicialet Xh. B. ka treguar momentet e tmerrit që kishte përjetuar, ndërkohë që tashmë është edhe shtatzënë. Sipas vajzës, në momentin që ka ndodhur akti, ajo ka qenë krejt e vetme në banesë. Pas denoncimit, policia vuri në pranga shtetasin Ligor B. Burime policore thanë se përdhunimi i të miturës dyshohet të ketë ndodhur në muajin mars, por ngjarja u zbulua vetëm pas denoncimit të bërë nga prindërit. Pak orë pas arrestimit, Ligor B. mohoi përpara hetuesve akuzat e të miturës, duke i cilësuar ato si stisje, ndërsa këmbënguli të kryhej analiza e ADN- së.

VAJZA 15- VJEÇARE

"Isha vetëm në shtëpi, kur ai hyri në dhomë dhe më përdhunoi. Iu luta të më linte, por nuk u ndal. Kam përjetuar tmerr. Ai është bashkëfsha­tari im. E mbajta të fshehtë ngjarjen, pasi kisha frikë. Kur dyshova se isha shtatzënë, u tregova prindërve. Ata bënë denoncimin në polici". Kështu ka deklaruar 15- vjeçarja me inicialet XH. B., nga fshati Velçan në Pogradec, ku vuri në lëvizje policinë. Pas kësaj, blutë vunë në pranga vetëm pak orë më vonë, të dyshuar për ngjarjen e aktit të rëndë, 55- vjeçarin Ligor B. E mitura, nxënëse e klasës së nëntë, u mor në pyetje në prani të psikologes, ku tregoi me detaje tmerrin që kishte përjetuar në shtëpinë e saj, kur ishte abuzuar seksualish­t nga një burrë që jetonte në të njëjtin fshat e që ishte fqinj me të. E terrorizua­r, vajza kishte heshtur, duke mos i treguar askujt për shkak të frikës që kishte nga fjalët që do t'i hapeshin më pas në fshat. "Erdhi në dhomë ku isha dhe më kapi me dhunë. Nuk tregoja se më vinte turp nga fshati. Kur m'u rrit barku, më kuptoi mami. Shkova te infermierj­a e fshatit dhe më tha që jam shtatzënë. Kërkoj të dënohet", - tha vajza. Por shtatzënia e saj do të zbulonte për prindërit të vërtetën e hidhur.

Prindërit e 15- vjeçares kërkojnë dënimin maksimal për ngjarjen e rëndë që i ndo- dhi vajzës së tyre. "Kërkojmë dënimin maksimal. Na shkatërroi jetën e vajzës. Vajza do e lindë fëmijën, por do ua lëmë familjarëv­e të tij ta rrisin. Ne jetojmë në kushte ekstreme", - tha dje për mediat, nëna e 15- vjeçares. Ndërkaq, nga ana tjetër, i akuzuari ka thënë në polici se "gjithçka që thuhet është e pavërtetë. Unë jam familjar i rregullt. Kërkoj që të bëhet ADN- ja e fëmijës, në mënyrë që të zbulohet atësia", - u shpreh ai. Edhe vajza e tij ishte në po të njëjtin version, duke u shprehur se babai i saj është i pafajshëm. "Babai im nuk e ka bërë diçka të tillë. Kjo është e stisur", - ka thënë ajo. Tashmë, 55- vjeçari akuzohet për veprën penale "Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me dhunë, me të mitur të moshës 14- 18 vjeç".

 ??  ?? 15- vjeçarja XH. B.
15- vjeçarja XH. B.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania