Gazeta Shqiptare

Gjykata e Lartë lë në "arrest me burg" Alket Hatinë, i dënuar nga Italia për drogë

Mediat italiane: I shumëkërku­ari jetonte në bunker

-

Gjykata

e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Alket Hatinë, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 20 vite burg. 43vjeçari u arrestua në 8 korrik nga policia në Durrës, por u la i lirë pas 3 ditësh nga Gjykata e Shkallës së Parë me argumentin se e kishte vuajtur një herë këtë dënim. Disa ditë më vonë, Apeli i Durrësit vendos të rikthejë në burg Hatinë, i cili nuk gjendej nga policia në adresën që kishte dhënë. Rekursin në Gjykatën e Lartë e kishte bërë mbrojtja e të shpallurit në kërkim, e cila kërkon të shpallet i paligjshëm ekstradimi drejt Italisë. Alket Hatia është arrestuar në vitin 2008 në vendin tonë dhe ka kryer 6 vite burg, duke u liruar në vitin 2014. Në vitin 2015, Gjykata e Milanos e dënoi me 20 vite burg. Mbrojtja e tij pretendon se është dënuar për të njëjtin episod për të cilin klienti i tyre e ka kryer burgun. Sipas prokuroris­ë italiane, në vitet 2003- 2004 Hatia është arrestuar në Milano me 350 kilogramë heroine dhe 190 kilogramë kokainë. Vlera e drogës kapte shifrën e rreth 40 milionë eurove. Ndërkaq, pas arrestimit në Shqipëri të të shumëkërku­arit Alket Hatia, mediat italiane zbardhën detaje të reja për 43- vjeçarin, që konsideroh­ej si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës. "Ansa" shkruante se Alket Hatia fshihej në një vilë- bunker në zonën e Beratit dhe lëvizte i rrethuar nga rojet, ndërsa u arrestua në Durrës teksa do të takonte një mikun e tij. Sipas mediave italiane, shqiptari nga janari i 2003- shit kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë, me vlerë 35- 40 milionë euro. Sipas hetuesve, ai fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër, ndërsa droga vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve.

 ??  ?? Alket Hatia
Alket Hatia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania