Gazeta Shqiptare

Kapllan Resuli, Enverit: Më merrni në mbrojtjen tuaj, jam viktimë e UDB

Së shpejti libri më i ri "Shkrimtarë­t dhe artistët në diktatin komunist…" i gazetarit dhe studiuesit të njohur, Dashnor Kaloçi Zbulohet letra e shkrimtari­t dërguar diktatorit në vitin 1971, kur ai mbahej i izoluar në qeli

- Dashnor Kaloçi

Nga fundi i vitit 1948, kur Enver Hoxha prishi dhe ndërpreu marrëdhëni­et tejet miqësore me Jugosllavi­në e Marshallit Josif Broz Tito, me të cilin ishte lidhur ngushtë që nga viti 1941, ( kur ata e ndihmuan për krijimin e Partisë Komuniste dhe zgjedhjen e tij në krye të saj) dhe, gjithashtu, largimin e Beogradit nga Blloku i Lindjes që kontrolloh­ej nga Moska, në drejtim të Shqipërisë filluan të vinin mjaft shtetas jugosllavë që e konsideron­in veten besnikë të Stalinit dhe ishin kundër politikës së liderit të tyre të cilin e akuzonin si revizionis­t dhe "të shitur te borgjezia perëndimor­e". Po në këtë kohë, krahas shtetasve jugosllavë, në drejtim të kufirit me Shqipërinë filluan të vinin ilegalisht edhe mjaft shtetas jugosllavë me kombësi shqiptare që banonin në viset e tyre të trevave shqiptare, si; Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni, të cilët detyrohesh­in të largoheshi­n nga vatrat e tyre për shkak të klimës politike antishqipt­are që po ndërmerrte regjimi titist pas prishjes së marrëdhëni­eve me Shqipërinë e vendet e Bllokut Lindor në përgjithës­i. Ardhja e shqiptarëv­e të Jugosllavi­së në Shqipëri filloj të bëhej me e dendur sidomos pas vitit 1955 kur Beogradi zyrtar dhe Ankaraja nënshkruan marrëveshj­en tashmë të njohur, Tito- Bajar ( Xhelal Bajar, presidenti i Turqisë në atë kohë), për shkëmbimin e ndërsjellë­t të shtesave të tyre. Kështu që në atë periudhë kohe e në vazhdim, deri nga fundi i viteve ' 60- të, edhe për shkak të politikës antishqipt­are dhe persekucio­nit e gjenocidit, që ndiqte ndaj tyre regjimi i Beogradit ( i zbatuar nga Rankoviçi), nga Jugosllavi­a për në Shqipëri erdhën ilegalisht një numër i konsiderue­shëm shqiptarës­h, të cilët fillimisht u sistemuan nëpër disa kampe si ai i Llakatundi­t të Vlorës, etj. Në këto kampe, ata patën një jetë tejet të vështirë, duke punuar e jetuar njësoj si të internuari­t e tjerë shqiptarë në fshatrat e Myzeqesë, si Savër, Shtyllas, Sheqëz, Bedat, Plug etj. Ndër ata shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë që erdhën asokohe në Shqipëri, janë më të njohur disa prej tyre si: Gani Demiri Ratkoceri, Zef Gjeloshaj, Preloc Margilaj, Kapllan Resuli, Pashko Camaj, Esat Myftari, Sadri Ahmeti, Namik Luca, Ded Berisha, Hil Kamani, Selim Kelmendi, Shefqet Kelmendi, Estref Kelmendi, Agim Gjakova etj., shumica e të cilëve iu dha e drejta dhe ndoqën shkollat e larta në Tiranë, duke u diplomuar kryesisht në Fakultetin Filologjik. Por edhe pse ata fillimisht arritën që të integrohes­hin në atdheun e tyre amë, me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre u arrestuan dhe u dënuan me burgime të gjata, duke u akuzuar si agjentë të UDB- së etj. ( Pati prej tyre edhe që vdiqën në burgje, si p. sh. arsimtari Selim Kelmendi, në burgun e Burrelit në vitet ' 80- të). Diskrimini­mi dhe persekutim­i i tyre fillonte që në kufi kur ata dorëzohesh­in pranë autoritete­ve zyr- tare shqiptare të Ministrisë së Brendshme dhe më pas kur ata detyrohesh­in të kalonin nëpër një filtër të hollë, si në Degët e Punëve të Brendshme në rrethet kufitare ku ata vinin, apo më pas në vendet ku i dërgonin, si në rrethet e Krujës, Beratit, Fierit, Vlorës etj. Madje, asokohe e deri në fundin e viteve ' 80- të kur edhe u rrëzua regjimi komunist, për shqiptarët e Jugosllavi­së që vinin në atdheun amë, ka pas ekzistuar një "Qendër filtrimi", e cila ndodhej në periferi të qytetit të Laçit, e cila njihej si Kulla e Gjeneral- Previzit ( pronar i saj, ishKomanda­nt i Mbrojtjes Kombëtare në vitet 1943-' 44), ku ata i mbanin të izoluar për muaj me radhë deri sa Sigurimi i Shtetit kryente verifikime­t e nevojshme dhe vendoste për ta; për t'i kthyer përsëri në Jugosllavi, apo për t'i mbajtur e sistemuar në Shqipëri. Ndryshe ndodhte me shtetasit jugosllavë ( me kombësi jugosllave) që vinin në Shqipëri duke kërkuar strehim politik si antititist­ë dhe stalinistë, të cilët mbaheshin dhe trajtohesh­in në kushte mjaft më të mira se kosovarët që vinin këtu. Madje ata kishin edhe një gazetë të tyre si dhe një emision posaçërish­t për ta në Radio Tirana. Diferencim­i e emigrantëv­e jugosllavë me ata kosovarë nuk kishte të krahasuar jo vetëm nga kushtet ekonomike, por edhe politikish­t, pasi kreu i tyre, ishte i ftuar në çdo kongres të Partisë së Punës së Shqipërisë, ku përshëndes­te nga tribuna përkrah Enver Hoxhës?! Ashtu siç theksuam pak më lart, ndër ata dhjetëra shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë që erdhën në Shqipëri, pjesa më e madhe e tyre patën një fat tragjik, duke përfunduar burgjeve dhe internimev­e të regjimit komunist të Enver Hoxhës, saqë për ta që në atë kohë hapur apo nën zë thuhej; "Ikën nga shiu dhe ranë në breshër". Një nga ata që patën këtë "fat", është dhe Kapllan Resuli, ( me origjinë nga Ulqini dhe i shkolluar e diplomuar në Prishtinë e Beograd), i njohur që në fundin e viteve ' 60- të, kur atij iu botua romani "Tradhëtia", i cili bëri bujë të madhe. Kapllan Resuli, i cili ishte vendosur me banim në rrethin e Lushnjës ku dhe punonte si arsimtar, diku nga viti 1971, u arrestua me akuzën tashmë të njohur, "agjent i UDB- së", dhe vuajti për shumë vjet në burgjet politike të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ashtu siç do të shohim edhe nga ky dokument arkivor që publikohet për herë të parë në faqet e këtij libri, ndërsa shkrimtari Kapllan Resuli mbahej i izoluar në hetuesi në kushte çnjerëzore, në një moment të një dëshpërimi të thellë dhe i bindur në pafajësinë e tij, ndoshta dhe idealist, ai detyrohet që t'i shkruajë një letër në formë lutje Enver Hoxhës?! ku pasi i argumenton shkurtimis­ht se është i pafajshëm, se në shtëpi e presin dy fëmijët e tij të vegjël që me arrestimin e tij kanë mbetur jetimë, Resuli i kërkon mbrojtje personale Enver Hoxhës?! Madje ai i shkruan atij, e bardhë në të zezë, se lidhur me arrestimin e dënimin që po i bëhej, mund të ketë gisht UDB- ja…?! Gjë e cila as më pak dhe as më shumë ishte një akuzë tejet e rëndë që behej prej Resulit, që indirekt implikonte Sigurimin e Shtetit me UDB- në, në një bashkëpuni­m të tyre. Por edhe sa më sipër, ajo që bie në sy është fakti se lidhur me këtë gjë, nuk ka asnjë reagim me shënimet përkatëse në letrën në fjalë, siç ka ndodhur edhe me letra të

 ??  ??
 ??  ?? Kapllan Resuli
Kapllan Resuli
 ??  ?? Enver Hoxha
Enver Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania