Gazeta Shqiptare

Maratona e Tiranës pret 2500 vrapues

Luiza Gega, fituese e garës në 21 km, Bledar Suxha kryeson kategorinë "WE Too" Veliaj merr çmimin e mirënjohje­s për organizimi­n Kampioni shqiptar i Ballkanit merr pjesë në Maratonën e Tiranës

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme u zh villua për të dytin vit radhazi Maratona e Tiranës, ku morën pjesë 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës. Ky event u organizua nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës. Nisja e këtij aktiviteti sportiv u bë nga sheshi "Nënë Tereza" dhe përshkoi pikat më kryesore të kryeqyteti­t. Edhe kryebashki­aku, Erion Veliaj u bë pjesë e kësaj maratone dhe deklaroi se ky event konsideroh­et si një ngjarje fantastike. "Ka qenë një përgatitje fantastike. Shpresoj të dalë më mirë se vjet, megjithatë dua që gjithashtu t'u japim një duartrokit­je atyre që s'janë këtu, por janë 660 vullnetarë, janë 400 policë, janë plot zjarrfikës, shërbimet emergjente, plot pastrues dhe mirëmbajtë­s që kanë bërë një punë fantastike", - tha ai para nisjes së garës. Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpuni­m me policinë Rrugore morën një sërë masash për sigurinë dhe mbarëvajtj­en e maratonës, ku u angazhuan rreth 300 punonjës. Ditën e djeshme janë evidentuar dhe ndëshkuar plot 78 drejtues automjetes­h, pasi kanë shkelur rregullat.

Kategoritë pjesëmarrë­se në maratonë ishin "Fun Run", "We too", "Half Marathon" dhe "Tirana 10K". Pjesë e kategorisë "Fun Run" ishin nxënësit e shkollave të Tiranës, të cilët vrapuan në rrugët e qytetit duke mbartur një mesazh sensibiliz­ues: "Edukimin e brezave nëpërmjet sportit". Kategoria "We Too" mirëpriti të gjithë individët me aftësi ndryshe, duke i parë si shembull motivimi. Ndërsa, "Half Marathon" ( 21, 0975 km) dhe "Tirana 10K" ( 10 km), ishte e hapur për të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç, shqiptarë dhe të huaj, profesioni­stë dhe amatorë. Abel Kibet Rop dhe Luiza Gega ishin fituesit e garës në 21 km, Edwin Cheruiyot Melly dhe Olena Popova ishin fituesit e garës në 10 km, dhe Bledar Suxha u shpall fitues i garës "We Too" ( gara për personat me aftësi të kufizuara). Ashtu siç edhe kishte premtuar pak ditë më parë publikisht, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj arriti të thyejë rekordin e tij të një viti më parë. Ai garoi në kategorinë 10 km, të cilën e përshkroi për 59 minuta e 05 sekonda. Pjesëmarrë­s

në Maratonën e Tiranës ka qenë edhe 23- vjeçari nga Lezha David Nikolli, i cili është shpallur kampion Ballkani në atletikë për garat 3000 metra. Ai tregon për "Gazeta Shqiptare" se ditën e djeshme u rendit i katërti dhe se lumturia e tij më e madhe është të përfaqësoj­ë Shqipërinë në kompeticio­net ndërkombët­are. "Prej 8 vitesh jetoj në Itali dhe deri më tani kam arritur të jem i pari në 4 kampionate ndërkombët­are të atletikës. Në vitin 2018 do të marr pjesë në kampionati­n europian, që do të zhvillohet në Berlin të Gjermanisë, dhe po në këtë vit do të kem mundësinë të përfaqësoj vendin tim në Kampionati­n e Olimpiadës në Tokio të Japonisë", - tregon atleti për "GSH". Gjithsesi, ndonëse nuk arriti të marrë një çmim si garues në maratonë, Veliaj u vlerësua me një çmim të veçantë nga Federata e Atletikës për iniciativë­n dhe organizimi­n e maratonës. Ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli ai që i dorëzoi kryebashki­akut çmimin e mirënjohje­s për kontributi­n e dhënë në or- ganizimin dhe mbarëvajtj­en me sukses të kësaj maratone. "Unë e theva rekordin tim, nuk mora ndonjë çmim për rezultat të lartë, por unë besoj se është si puna e Tiranës: rëndësi ka që çdo vit të jemi pak më mirë se vitin që kaloi. Nëse vazhdojmë me këtë mënyrë, besoj se do e kemi qytetin e ëndrrave tona", - theksoi Veliaj gjatë marrjes së çmimit.

 ??  ?? Kryebashki­aku, Erion Veliaj gjatë dhënies së çmimit
Kryebashki­aku, Erion Veliaj gjatë dhënies së çmimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania