Gazeta Shqiptare

Monitorimi i AKU, mbyllen 28 thertore në vend pasi nuk plotësonin standardet

Në pranga 2 inspektorë, abuzim me detyrën

-

Gjatë

tri ditëve të fundit, 28 thertore në vend janë mbyllur pasi nuk plotësonin kushtet higjienosa­nitare dhe detyrimet e tjera të përcaktuar­a. Në kuadër të nismës për reformimin e plotë të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqimore në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 29 inspektime në lidhje me kushtet e tregtimit të mishit dhe therjes së kafshëve. "Janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt është lënë detyra për plotësimin e disa kushteve. Të gjitha rastet e mësipërme të cilat janë mbyllur nuk garantojnë as minimumin e standardev­e të parashikua­ra me ligj", thuhet në njoftimin e AKU- së. Kështu, pas monitorimi­t, janë mbyllur 3 pika therjeje në Tiranë, 1 punishte qoftesh dhe 1 pikë e tregtimit të mishit, si dhe 1 është paralajmër­uar. Gjithashtu janë mbyllur 4 pika therjeje në qarkun Gjirokastë­r, 2 në Berat, 2 në Dibër, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 subjekt është paralajmër­uar. Ndërsa, është ndaluar aktiviteti edhe për 4 thertore në qarkun Fier, 1 në qarkun Lezhë, 1 në qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 të tjera janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e Qarkut Vlorë. Ndërkaq, pas denoncimit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të AKU- së, dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të AKU- së në kryeqytet janë vënë në pranga nën akuzën "Abuzim me detyrën dhe shkelje të ligjit", pasi kishin licencuar një pikë therjeje në fshatin Baldushk, e cila nuk plotësonte asnjë kriter ligjor. "Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton se ky nuk është një aksion, por një punë e filluar, e cila përfundon vetëm me reformimin e plotë të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqi-

more në vend. Çdo tentativë për të rihapur aktivitete­t e mbyllura do të ndëshkohet maksimalis­ht, ndërsa kujton se në sitën e tij do të jenë të gjitha thertoret dhe njësitë e tjera të tregtimit të mishit", citohet në njoftimin e AKU- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania