Gazeta Shqiptare

Partitë shqiptare të përçara në votime, Ali Ahmeti: BDI do të fitojë

Maqedonia votoi dje për pushtetin e ri lokal Gara në vend zhvillohet për komunat

- REHABILITA­TION OF Health Center in Roskovec

Në Maqedoni u zhvil luan dje, zgjedhjet për pushtetin e ri lokal në 80 komuna dhe në Shkup, si njësi e veçantë e pushtetit vendor, i cili në përbërjen e tij ka dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare. Të drejtën e votës e kanë 1.814.644 qytetarë, të drejtë që mund ta realizojnë në 3480 vendvotime. "REL" raportoi se në garën për të parin e komunës morën pjesë 260 kandidatë të 19 partive politike dhe të koalicione­ve të ndryshme, përfshirë edhe kandidatë të pavarur. Zgjedhjet u organizuan dhe realizuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili bëri thirrje për proces demokratik zgjedhor. "KSHZ- ja kërkon nga të gjithë pjesëmarrë­sit në zgjedhje, nga administra­ta zgjedhore, partitë politike, qytetarët, që të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratik­e, duke respektuar Kushtetutë­n dhe ligjet në fuqi. Qytetarët presin nga KSHZ- ja dhe nga administra­ta zgjedhore të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratik­e, të cilat janë kusht për përparim të mëtejshëm të Republikës së Maqedonisë", - ka deklaruar kryetari i KSHZ- së, Aleksandar Çiçakovski. Beteja kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike maqedonase dhe shqiptare; te partitë maqedonase mes LSDM- së së kryeminist­rit, Zoran Zaev në pushtet dhe VMRO- DPMNE- së opozitare, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamenta­re në dhjetor të vitit të kaluar kishin një rezultat thuajse të barabartë, me dy mandate më shumë në favor të partisë së ish- kryeminist­rit Nikolla Gruevski. Dy partitë forcat i kanë përqendrua­r në Shkup, që përbën thuajse gjysmën e trupit zgjedhor, por edhe në qytetet e tjera më të mëdha, si në Manastir, Kumanovë, Prilep, Shtip, Strumicë dhe Ohër. Te partitë shqiptare beteja zh- villohet mes BDI- së, që është pjesë e pushtetit qendror, dhe dy partive opozitare, Lëvizjes Besa dhe PDSH- së, por edhe Aleancës për Shqiptarët, e cila, megjithëse është në koalicioni­n qeveritar, edhe ajo në këto zgjedhje sfidon BDI- në. Kreu i BDI- së, Ali Ahmeti ka deklaruar se shqiptarët janë të përçarë, por pavarësish­t kësaj ai ësh- të i bindur se partia e tij do të fitojë shumicën e komunave shqiptare. Gara kryesore mes partive shqiptare zhvillohet për Çairin ( komunë e Shkupit), Tetovën, Gostivarin, Strugën, Dibrën dhe rreth dhjetë komuna të tjera rurale. Në Kërçovë, nga partitë shqiptare merr pjesë vetëm kandidati i BDI- së, pasi partitë e tjera janë tërhequr nga gara për të mos rrezikuar - siç kanë thënë këtë - që të humbet nga shqiptarët. Zgjedhjet zhvillohen në dy rrethe zgjedhore, por ato mund të përfundojn­ë edhe me një rreth nëse ndonjëri nga kandidatët fiton mbi 50 për qind të votave; në të kundërtën, dy kandidatët me më shumë vota kalojnë në rrethin e dytë, që mbahet pas dy javësh. Procesi zgjedhor mbikëqyret nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë dhe rreth 400 të huaj. Numrin më të madh të vëzhguesve e ka asociacion­i qytetar "Most", rreth 2500, që do të mbulojnë 50 për qind të vendvotime­ve. Procesi zgjedhor do të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se të gjitha 3840 vendvotime­t do të ketë forca policore për të sig- Partitë shqiptare në Maqedoni shkuan në votime të përçara. Një rëndësi e madhe në këto zgjedhje iu dha komunave si ajo e Çairit ( komunë e Shkupit), Tetovës, Gostivarit, Strugës, Dibrës dhe rreth dhjetë komunave të tjera. Për të gjitha subjektet politike shqiptare këto zgjedhje shihen si një test i ri. Kreu i BDI- së, Ali Ahmeti ka deklaruar se shqiptarët janë të përçarë, por pavarësish­t kësaj ai është i bindur se partia e tij do të fitojë shumicën e komunave shqiptare.

uruar mbarëvajtj­en e procesit zgjedhor. Analistët besojnë se politika shqiptare në Maqedoni duhet të jetë më e bashkuar se kurrë në një kohë që përçarja e shqiptarëv­e ka arritur kulmin, pasi uniteti mes tyre do të jetë në të mirë të mbarë komuniteti­t shqiptar që jeton atje.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania