Gazeta Shqiptare

Si llogaritet pensioni për vitet e punës, para dhe pas vitit ' 94

Mbas këtij viti merren të mirëqena pagat respektive Shembujt konkretë dhe tabela me pagat referuese

-

Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pension eve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ishkoopera­tivat bujqësore, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. "Monitor" ka bërë llogaritje­n e rasteve konkrete se sa del pensioni i pleqërisë dhe sa përllogari­ten pagat para vitit 1994.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish- punonjës i institucio­neve apo ndërmarrje­ve shtetërore dhe ishanëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht aktiv pas datës 01.01.1994. Për efekt të llogaritje­s së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2016 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individual­e mbi të cilat janë paguar kontribute­t sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficient­ët e indeksimit sipas viteve përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficient­i i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8.59.

Për ta konkretizu­ar këtë problem, po të marrim një pagë referuese për një specialist të lartë në ndërmarrje ekonomike, që aktualisht është e miratuar në masën 4,192 lekë, duke e shumëzuar me koeficient­in 8.59, e indeksuar deri në periudhën aktuale jep një pagë prej 36,009 lekë.

Ndërsa mbas vitit 1994, merren pagat respektive sipas viteve, të cilat duke u shumëzuar me koeficient­ët përkatës, japin pagën për efekt të llogaritje­s së pensionit.

Po të marrim një rast konkret; në vitin 2008, paga minimale ka qenë 14,830 lekë, duke u shumëzuar me koeficient­in e indeksimit ( i cili miratohet çdo vit me VKM), që është 1.48 jep pagën minimale prej 22000 lekë. Po kështu, edhe paga maksimale, e cila ka qenë 74 150, kur shumëzohet me po këtë koeficient indeksimi, jep pagën maksimale aktuale 97,030.

Sigurisht pagat e ndërmjetme, me indeksimin sipas koeficient­ëve përkatës, do të na japin paga aktuale ndërmjet minimales e maksimales. Në rast se marrim në mënyrë hipotetike që një punonjës para vitit 1994 ka një vjetërsi kontributi­ve prej 15 vitesh dhe paga mesatare e indeksuar rezulton në një shumë prej 25 000 lekë dhe mbas vitit 1994 ka një vjetërsi kontributi­ve prej 22 vitesh, me një pagë mesatare të indeksuar prej 30 000 lekësh, atëherë baza e vlerësuar do të llogaritet:

Baza e vlerësuar = ( 15* 25 000 lekë + 22 * 30 000 lekë): 37 ( vite gjithsej) = 28 000 lekë

Pensioni mujor = ( 6750 * 37/ 35,7)+ ( 1/ 100 * 37* 28 000) = 6 996 + 10 360 = 17 356 lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania