Gazeta Shqiptare

Si mund të mburresh me sindikatat që nuk funksionoj­në?

- Kiço Blushi

mi për horrat dhe hajdutët profesioni­stë, të cilët, pasi rrjepin, rropatin e tjetërsojn­ë pronat e ishBashkim­eve Profesiona­le, ikin "në drejtim të paditur", pa u hyrë gjemb në këmbë?

Është përgjegjës­e shoqëria, paaftësia e ne qytetarëve për t'u vetorganiz­uar, apo politika së cilës, pavarësish­t kush është në pushtet, i leverdis kjo palo demokraci pa gojë e pa gjymtyrë?

Pasoja më e përkeqtë është se, pas këtyre thagmave, të dala e të stërpërsër­itura nga një kryeminist­ër fuqiplotë, siç është aktualisht Rama, nuk ka se si dhe përse të vijnë në Shqipëri investitor­ë të ndershëm, firma e kompani serioze e të fuqishme, po vetëm mafiozë, ca "bosë" më të sofistikua­r dhe më me imunitet se këta tanët… A nuk ka ndodhur kështu në këtë çerek shekulli?

* * * Sidoqoftë, ndryshimi mes dy ofertave, e para për femrat e bukura, që iu bë Berluskoni­t, e dyta si ndjellje hileqare për investitor­ët italianë, nuk është gjuhësor. As thjesht etik e moral. Por një sjellje tipike prej lapërdhari e puthadori ballkanik që as nuk skuqet e as nuk zverdhet kur turpin e ha me bukë. Sjellje, që tekefundit dëshmon për dinjitet minimal, për mendësi të degraduar të shtetarëve tanë, të cilët kanë provuar se për të ardhur e për të mbetur në pushtet janë të prirur e të gatshëm të poshtërojn­ë veten, vendin, shoqërinë; të mburren edhe me cenet e marrëzitë; të luajnë rolin e klounit para mbretit; të nxjerrin në mexhlis edhe teshat e palara; të bëhen gaztorë e ekstranorm­alë e të shfaqen me tishërte e atlete nëpër protokolle të nivelit të lartë, mjaft që të tërheqin vëmendjen e t'u hyjnë në qejf padronëve ndërkombët­arë.

Mbifuqia që u dhurohet ambasadorë­ve amerikanë dhe nevoja e papërmbajt­ur për t'u fotografua­r me Merkelin e Trumpin, e ilustron për bukuri këtë dukuri panballkan­ike.

* * * Në Serbi kur, para ca ditësh, zv. kryeminist­ri dhe ministri i Jashtëm Daçiç guxoi të paralajmër­onte ambasadori­n amerikan, duke i kërkuar "të mos fuste hundët në punët e brendshme të Serbisë", meqë ai kritikoi ministrin e Mbrojtjes që paskësh lavdëruar kriminelët e luftës në Kosovë e Bosnjë, u duk si veprim i çuditshëm dhe kurajoz, "jashtë rregullit"…

Por shpejt u pa se Daçiç nuk kreu ndonjë akt dinjiteti prej shtetari, sesa karshillëk, për ta rritur pazarin e Beogradit te amerikanët… Ka dy lloje servilësh: disa e pranojnë e nuk e fshehin puthadorll­ëkun, se ia dinë vlerën; disa shtiren si esnafë dinjitozë. Të dytët janë më të pështirë. Se janë edhe snobë. Kështu, thuajse në të njëjtën kohë me përgjigjen "dinjitoze" që i dha ambasadori­t amerikan, për t'i hyrë në zemër sulltanit të ri të Turqisë, "vllaut Erdogan", Daçiçi, në darkën zyrtare luajti rolin e një tallavaxhi­u oriental, duke kënduar për nder të tij këngën turke "Osman Murat".

Turqia dhe Rusia, jo pa sukses po përdoren nga dyshja VuçiçDaçiç si shemra për të shtyrë në ngasje Brukselin dhe Uashington­in. Edhe pse Rama në Kosovë u ul këmbëkryq me Erdoganin, duke shpallur edhe ai "vëllazërin­ë", të cilën, me sa po duket, po e humb ( sigurisht, jo se nuk e pamë të këngëzonte otomanisht "Osman Muratin"), por se nuk di nga të anojë, nga gylenistët apo erdoganist­ët…. Hall i madh të jesh lapërdhar në politikë! Hall i madh e ka zënë edhe Ramën me profesorin turk, gylenist, të arrestuar e të liruar. Kujt t'ia prishë, Brukselit apo Ankarasë? Kështu e pësoi edhe Berisha me Erdoganin.

Serbët nuk u bënë thirrje investitor­ëve turq, të cilët do të hedhin disa miliard euro investime në Serbi, duke i ndjellë me "ejani se te ne nuk ka sindikata", por kanë vendosur të bëjnë diplomaci ndryshe. Sepse, si e ka shprehur vetë Daçiçi, "diplomacia dhe fitoret diplomatik­e nganjëherë arrihen me këngë, me sharm, me shakara të mira, dhe jo me ultimatume, me reciprocit­et dhe forcë".

Kjo lloj diplomacie, e alternimit të karshillëk­ut të djeshëm me "fytyrën e dytë" të paqësorit të sotëm, qoftë edhe duke mbrojtur dhe rehabilitu­ar kriminelët e luftës, të dënuar nga Haga, i bën zyrtarët serbë të shpresojnë të jenë më të pëlqyeshëm e më pranë anëtarësim­it në BE se ne. Ndonëse rrugët që zgjedhin shtetarët ballkanikë janë të ndryshme, fakti që ata vuajnë nga e njëjta sëmundje, që kanë të njëjtin kompleks inferiorit­eti, zor të besohet se, duke kënduar live para tyre, duke u veshur me adidas, duke bërë shakara të mira, ata do të kenë më shumë sukses se udhëheqësi­t fqinjë…

* * * Vetëleqend­isja para të mëdhenjve është një dukuri e njohur dhe aq e rëndomtë e krerëve ballkanikë, sa opinionit publik tanimë nuk i bën më përshtypje kur sheh liderët e vet të shfaqen para kamerave sa harbutër e arrogantë me popullin e po aq servilë, të përulur, pa dinjitet e pa pikë respekti për veten kur gjinden përballë udhëheqësv­e të fuqishëm. Merkeli do të jetë ndjerë në siklet nga "buzëqeshje­t" e sforcuara e shtinjake të dashurisë së Ramës dhe Vuçiçit, por nuk e ka bërë veten, se nuk është aq e pasjellshm­e, si Trumpi, kur shtyu kryeminist­rin malazez, kur ky, për të dalë në foto në rresht të parë, përdori bërrylat…

Por le të kthehemi te "mungesa e sindikatav­e", të cilat kryeminist­ri ynë kërkon t'ua hedhë investitor­ëve italianë si një karrem.

Edhe pse ato sindikata që kemi janë për "mos qofshin!", fakti që janë të tilla, nuk është mburrje, por turp e faqe e zezë, pasi kjo është prova më kokëfortë e më e zezontë e një shoqërie që gjendet në pikë të hallit, e një shoqërie me demokraci të cungët, formale, të gënjeshtër­t, ku qytetarët, punonjësit, nëpunësit, përfshi dhe intelektua­lët, gazetarët e shkrimtarë­t janë kryekrejt të pambrojtur nga abuzimet, arbitrarit­eti, arroganca e zyrtarëve dhe e të ashtuquajt­urve oligarkë.

Si mund të mburret një kryeminist­ër me këtë realitet?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania