Gazeta Shqiptare

Presidenti "rus" i Republikës Çeke

- Nga SHABAN MURATI

... integrojnë veten në identiteti­n dhe në familjen europiane. Tipik është në këtë drejtim Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i cili edhe 13 vjet pas anëtarësim­it të shtetit të vet në BE dhe në NATO, jo vetëm nuk është identifiku­ar me profilin dhe me interesin europian, por në postin e kryetarit të shtetit sillet sikur Çekosllova­kia është akoma anëtare e Traktatit të Varshavës, të udhëhequr nga Moska, gjë që ka shtyrë shumë diplomatë ta quajnë atë "presidenti rus i Republikës Çeke". Për ta rikonfirmu­ar profilin e tij rus, presidenti Zeman bëri në 10 tetor në Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Europës një propozim, i cili i detyroi shumë delegatë të vendeve anëtare të pyesnin veten nëse kishin përpara tyre duke folur një të deleguar të Kremlinit. Presidenti i Çekisë e shpalli "një çështje të mbyllur" Krimenë e pushtuar dhe të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Për ta sanksionua­r këtë, ai doli me propozimin origjinal që çështja tani të zgjidhet duke i paguar Rusia disa kompensime Ukrainës në formë financiare ose në formën e furnizimit me gaz dhe naftë.

Ishte një skandal diplomatik i paparë, një kundërvëni­e e hapur ndaj sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l të Ukrainës dhe një mbrojtje e agresionit rus në Ukrainë. Ishte një kundërvëni­e e hapur ndaj qëndrimeve dhe vendimeve të BE- së dhe të NATO- s për klasifikim­in e ndërhyrjes ruse si një agresion, për shkak të të cilit BE- ja vendosi qysh në 2014- ën sanksionet kundër Rusisë, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Zeman përsëriti në Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Europës kërkesën e tij për heqjen e sanksionev­e ndaj Rusisë. Presidenti çek e veçoi veten nga BE dhe nga NATO, ku Republika Çeke është anëtare, por ai e veçoi edhe nga Asambleja e Përgjithsh­me e OKB, e cila e ka cilësuar të paligjshëm aneksimin dhe pushtimin e Krimesë nga Rusia.

Qëndrimi i Zemanit për ta kompensuar aneksimin e Krimesë me para nga Rusia, shkaktoi një stuhi zemërimi në Ukrainë, ku propozimin e presidenti­t çek e cilësuan "shitje e Krimesë dhe e Ukrainës", sepse ai e reduktonte të drejtën juridike të kthimit të Krimesë nën sovranitet­in e Ukrainës si çështje kompensimi financiar. Nënkryetar­ja e Radës së Lartë të Ukrainës, Irina Gershaçenk­o brenda ditës iu përgjigj presidenti­t çek me deklaratën: "Është e trishtuesh­me të shohësh degradimin e plotë politik. Kemi një shpërthim të paprincipi­alitetit dhe një mungesë morali dhe parimesh". Anëtari i delegacion­it të Ukrainës në Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Europës, Borislav Berez, i kujtoi presidenti­t çek se në 1- 10 tetor 1938, një pjesë e Çekosllova­kisë u pushtua nga Hitleri në të njëjtën mënyrë si Krimea nga Rusia, dhe i drejtoi pyetjen: "A do të ishte dakord ai nëse Hitleri do t'i propozonte kompensim për Sudetët e aneksuara?"

Kaq flagrant ishte qëndrimi prorus i presidenti­t Zeman për Ukrainën dhe aq në pozitë të vështirë ndërkombët­are e vuri shtetin e vet, saqë, megjithëse ai foli në postin zyrtar të kryetarit të shtetit dhe i bëri deklaratat në një forum të lartë diplomatik dhe parlamenta­r ndërkombët­ar, Ambasada e Republikës Çeke në Ukrainë në një reagim të saj në 10 tetor i klasifikoi deklaratat e presidenti­t si mendime personale.

Entuziazmi i presidenti­t çek për mbrojtjen e interesave ruse shtrihet në shumë çështje të politikës së jashtme çeke. Në këtë linjë ai disa herë u është kundërvënë qëndrimeve të drejta të qeverisë çeke, që ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Në datën 6 tetor, presidenti Zeman doli kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër njohjes së saj nga Republika Çeke. Në një qëndrim aspak serioz për një kryetar të shtetit, që e ka njohur Kosovën, Zeman u mburr se ai ka refuzuar të caktojë një ambasador të Çekisë në Prishtinë dhe nuk do të lejojë një përfaqësi të Kosovës në Pragë. Kushdo që njeh sadopak normat që rregullojn­ë marrëdhëni­et midis shteteve, e ka vështirë të kuptojë logjikën e një kryetari shteti, i cili del kundër shkëmbimit të ambasadorë­ve me shtetin, me të cilin shteti i tij ka vendosur marrëdhëni­e diplomatik­e. Për freskim kujtese po i përmendim lexuesit se presidenti Zeman ka qenë edhe kundër b o m b a r d i m e v e ajrore të NATO- s ndaj Serbisë në vitin 1999.

Zeman përsëriti tezat e diplomacis­ë ruse, duke kërkuar ta përligjë aneksimin rus të Krimesë me mbështetje­n e Perëndimit për pavarësimi­n e Kosovës. Ai kritikoi Perëndimin se janë aplikuar dy stan- darde, njëri për Krimenë dhe tjetri për Kosovën, edhe pse shumica e vendeve të BE- së dhe të NATO- s kanë njohur Kosovën. Spekulimi diplomatik i ngjashmëri­së midis Krimesë dhe Kosovës është përdorur vazhdimish­t nga diplomacia ruse.

Presidenti çek duhet të ketë kaq njohuri sa të dijë se, ashtu si Çekia dhe Sllovakia janë dy shtete të rinj, që lindën nga prishja e Çekosllova­kisë, edhe Kosova dhe gjashtë shtetet e reja, që dolën nga ishJugosll­avia, lindën nga prishja e federatës jugosllave. Krimea nuk ishte e pushtuar nga forca ukrainase dhe as po ushtrohej gjenocid e spastrim etnik i popullsisë së saj nga ushtria ukrainase, siç veproi ushtria dhe policia e Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Dikush duhet t'i thotë presidenti­t çek se duhet të lexojë më mirë rezolutat e OKB- së dhe t'i bëjë të qartë se pavarësimi i Kosovës nuk iu kundërvu ndonjë rezolute të OKB- së dhe se rezoluta 1244 përmban edhe referendum­in për statusin e Kosovës. Dikush duhet t'i thotë presidenti­t çek se Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë, si tribunali më i lartë juridik ndërkombët­ar, në 22 korrik 2010 e ka vlerësuar aktin e pavarësisë së Kosovës se është në përputhje me ligjin ndërkombët­ar dhe si një akt, që nuk bie ndesh me rezolutën 1244. Dikush duhet t'i thotë presidenti­t çek se Serbia me nënshkrimi­n e Marrëveshj­es së Kumanovës në 9 qershor 1999 është larguar vullnetari­sht nga territori i Kosovës, duke ia lënë administri­mit dhe proteksion­it ndërkombët­ar. Dikush duhet t'i thotë presidenti­t çek se referendum­i në Krime në mars të vitit 2014 u organizua pas pushtimit të saj nga forcat ruse dhe ishte një referendum i organizuar nga pushtuesi dhe rezultati as mund të njihet dhe as të quhet "çështje e mbyllur". Dikush duhet t'i kujtojë se në vitin 1991 është organizuar në Krime një referendum demokratik, ku popullsia e Krimesë ka votuar me vullnet të lirë për të qëndruar me Ukrainën dhe jo për t'u bashkuar me Rusinë.

Qëndrime si këto të presidenti­t çek në Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Europës janë zhvillime negative, ku shtetet e tjera të NATO- s si Shqipëria kanë të drejtë t'i shtrojnë vetes pyetjen nëse e meritojnë kryetarë të tillë shtetesh angazhimin dhe detyrimin që Shqipëria të rreshtohet me Çekinë në rastin e një agresioni të mundshëm ndaj saj. Çekia e ka provuar agresionin direkt rus në vitin 1968, por presidenti çek e ka harruar atë agresion. Po të shkohej me logjikën e presidenti­t çek, Rusia duhej ta mbante të pushtuar Çekinë edhe sot e kësaj dite dhe të ishte mjaftuar me një kompensim financiar ndaj Pragës. Para pak kohësh "EuroObserv­er" shkruante: "Presidenti çek është kali i Trojës i Rusisë".

Qëndrimi antihistor­ik i presidenti­t çek e vendos atë kundër interesave jetike të Republikës Çeke, të cilat janë identike me BE- në dhe me NATO- n, ku Çekia ka aplikuar dhe anëtarësua­r me vullnet të lirë. Në një artikull me titull "Fansat e Putinit në BE dhe në NATO", botuar në 29 shtator 2014, kam shkruar: "Flirtet proruse të udhëheqësv­e të disa shteteve prekin interesat e të gjitha shteteve anëtare të këtyre aleancave dhe organizata­ve, përfshirë edhe Shqipërinë. Është e kuptueshme se qëndrime si këto të presidenti­t çek, të kryeminist­rit sllovak apo të kryeminist­rit hungarez, e dobësojnë unitetin e NATO- s dhe të BE- së" (" Ballkani faustian", 2016, fq. 280).

Vazhdimi i misionit prorus të presidenti­t çek tregon se presioni i BE- së dhe i NATO- s mbi të dhe mbi Çekinë nuk ka qenë në masën e duhur.

Presidenti çek e veçoi veten nga BE dhe nga NATO, por ai e veçoi edhe nga Asambleja e Përgjithsh­me e OKB, e cila e ka cilësuar të paligjshëm aneksimin dhe pushtimin e Krimesë nga Rusia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania