Gazeta Shqiptare

Skënderbeu blindon vendin e parë

Ilir Daja lë pushim titullarët e mesfushës, pasi në mesjavë vjen Partizani i Beogradit Në Korçë, bardhekuqt­ë thyejnë 4- 1 Lushnjën

- Jeton Selimi

Skënderbeu shënon poker golash në portën e Lushnjës dhe pret i qetë përballjet e ndjekësve. Korçarët kanë fituar 41 ndaj lagunoërve në një ndeshje të dominuar nga të besuarit e Ilir Dajës, që kishte lënë në stol disa prej titullarëv­e të mesfushës në prag të takimit të rëndësishë­m të Ligës së Europës me Partizanin e Beogradit. Skënderbeu e nis mirë takimin dhe kontrollon menjëherë territorin, ndërsa në minutën e 13- të Bejtje do të thirret në detyrë nga Bruno Dita, me mesfushori­n që gjuan fort, por me portierin lagunor që grushton në këndore. Megjithatë bardhekuqt­ë do ta konkretizo­jnë shpejt dominimin e tyre me golin e Afrim Takut, që në minutën e 20- të e ka shumë të lehtë të shtyjë topin në rrjetë pas gjuajtjes së Ali Soue. Por pavarësish­t hendekut të madh mes dy ekipeve, Lushnja tregoi se në Korçë nuk kishte shkuar për shëtitje, kur në minutën e 29të do të finalizojn­ë një aksion model me Monen që harkon në zonë për Jetmir Sefën dhe me "ujkun" e Lushnjës që në planzhon ndëshkon Shehin. Megjithatë, Skënderbeu e merr veten shpejt nga ky gol dhe në minutën e 33- të Soue fton në gjuajtje Xhejmsin, goditja e të cilit jep iluzionin e golit, por del ngjitur me sh- tyllën e majtë të Bejtes. Sidoqoftë vendësit do të kthehen në epërsi pa u mbyllur 45 minutat e para, me Takun që shënon golin e dytë të takim- it dhe të dytin personal në minutën e 41- të. Pjesën e dytë vendësit do ta nisin në sulm dhe në minutën e 57- të Muzaka ka të gjitha shanset për të shënuar, por Bejte reagon në mënyrë të shkëlqyer në gjuajtjen e mesfushori­t kryeqyteta­s. Por goli do të vijë dhe në minutën e 75- të, është Soue, gjuan saktë me kokë pas harkimit të Vangjelit. Në të 79ën Orges Shehi tregon edhe njëherë se në portë është një djalosh kur ndal gjuajtjen me kokë të Sefës. As 60 sekonda më pas dhe vjen goli çlirues Xhejms, me nigerianin që gjen golin e parë në kampionat dhe në minutën e 80- të vulos shifrat 4- 1. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 16- të pikëve, ndërsa Lushnja mbyll tabelën me 2 pikë pas javës së 6- të të superligës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania