Gazeta Shqiptare

HABIT TRAJNERI

Juliano: Ndaj Partizanit të gjithë luajnë fort

-

Trajneri

i Partizan it, Mark Juliano, parashikon një ndeshje mjaft të komplikuar përballë Luftëtarit në duelin që dy skuadrat luajnë sot pasdite. Trajneri i të kuqve ka bërë të ditur se mund të ketë risi në formacioni­n e skuadrës në krahasim me ndeshjet e mëparshme, me shpresën që kushdo që do të zbresë në fushë, do të jetë më i qetë pasi është thyer edhe "tabuja" e golit për ekipin e tij. "Jemi në një moment të mirë. Nga fati ndoshta kemi marrë diçka që e meritonim. Në fundin e pjesës së parë ndaj Teutës dhe në pjesën e dytë, kemi arritur të siguronim fitoren. Partizani bëri një ndeshje të mirë dhe e meritoi të merrte këtë fitore të rëndësishm­e. Tani na pret një ndeshje tjetër po aq e komplikuar dhe e rëndësishm­e, arrijmë aty me më shumë siguri, duke u nisur nga rezultati që morëm. Do të mundohemi të vëmë në fushë lojtarët që kanë rikuperuar, ata që po rriten dhe ndoshta ndonjë risi. Thuajse të gjitha skuadrat që luajnë kundër nesh janë të uritura, luajnë fort kundër Partizanit. Pavarësish­t rezultatit të fundit, Luftëtari ka lojtarë shumë të mirë, sidomos në sulm. Por e gjithë skuadra është e mirë, e kemi studiuar, kanë lojtarë krahu shumë të fortë, edhe një mesfushor qendre të mirë, Rroca mos gabohem. Është një skuadër që mund të vërë në vështirësi cilindo kundërshta­r, po përgatitem­i si ta përballojm­ë. Kemi pasur pak kohë mes riaftësimi­t dhe punës efektive në fushë. Por Partizani duhet të bëjë ndeshje agresive, një ndeshje në të cilin do t'u japim stimul lojtarëve të luajnë para".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania