Gazeta Shqiptare

Daja: Tani mendojmë vetëm për Partizanin e Beogradit

-

"Nuk kishim kundërshta­r modest, pavarësish­t renditjes. E kishim vlerësuar maksimalis­ht pasi me rivalët tonë kanë bërë paraqitje shumë të mira. Kemi qenë agresivë në zonën e golit. Të shënosh 4 gola ku marrin pjesë edhe sulmuesit na bën të ndihemi mirë." Pozicioni i ri i Shkodrës "Mendoj që Donjeti ka disa cilësi, ka bagazh teknik shumë të mirë. E ka rritur kondicioni­n, duhet të ketë kërkesa më tepër të paraqitet në nivel si sot. Kontrollor­in para mbrojtjes e bëri shumë mirë."

Pësimi i golit me ekipet e vogla

"Mund të eliminohet pësimi i golit, vepruan gabim krahët e kundër ku lindi aksioni. Lojtarët që u kujdesën për mbylljen e diagonales nuk ishin në pozicionin e duhur. Ka të bëjë edhe pozi- cioni i ri për Alitin, i cili duhet të tregohej më i kujdesshëm."

Ndeshja ndaj Partizanit të Beogradit

"Neve në çdo ndeshje nuk jemi futur për të marrë një barazim, një gjë të tillë do ta bëjmë edhe me Partizanin e Beogradit. Shkallëzim­i duhet të jetë shumë më i mirë se sot. Nuk do i lemë mundësi të na kapin me kundërsulm. Do jemi agresiv si sot. Do t'i ruhemi kundërsulm­it."

Gabimi te goli i Lushnjës

"Lojtarët ishin në kohë vonesë, gjë që solli golin."

Mundësia për më shumë rotacion

"Ne si objektiv kryesor kemi kampionati­n. Secila ndeshje ka tri pikë. Bëmë rotacion aq sa mundeshim. Ishim të kushtëzuar edhe nga dëmtimet. U munduam të mos humbnim ekuilibrin e lojës."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania