Felaj: Janë 60 mln euro të bllokuara, disa janë të gjyqtarëve e prokurorëve
Deputetët e Komisionit të Sigurisë, vizitë në Drejtorinë e Pastrimit të Parave "Vetingu, agjentët e SHBA nuk cenojnë sovranitetin"
Kryetarja e Komision it të Sigurisë Ko mbëtare, Ermonela Felaj deklaroi dje, se "Drejtoria e Pastrimit të Parave ka bllokuar 60 milionë euro transaksione, të cilat dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal". Këtë deklaratë, Felaj e bëri pas një vizite që ajo dhe deputetë të komisionit zhvilluan në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Sipas saj, "janë të paktën 60 milionë euro pasuri që janë bllokuar nga ky institucion, vetë drejtuesit e institucioni kanë pohuar kohë më parë se kjo shifër nuk ekzistonte. A ka vend për ta përmirësuar? Natyrisht, ka vend për të përmirësuar punën tonë". Sipas Ermonela Felajt, "është një numër relativisht shumë i lartë i verifikuar gjyqtarësh dhe prokurorësh, pra transaksionet e bëra nga ata vetë ose nga familjarë të tyre, për të cilat ky institucion, që ndryshe konsiderohet edhe si një njësi in- teligjente financiare, ka dhënë informacionin e vet në ndihmë të asaj pune që do të duhen të bëjnë institucionet e vetingut". Felaj deklaroi se rastet e transaksioneve të dyshimta janë denoncuar në Policinë e Shtetit dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por e rëndësishme është përfundimi i hetimeve, dënimi i personave të përfshirë në aktivitet kriminal ose pastrim parash. E pyetur nga gazetarët për agjentët e huaj që do të vijnë në ndihmë të reformës në drejtësi, nëse ata cenojnë sovranitetin e vendit, Felaj tha: "Jo". "Ju më pyesni për ekspertët e huaj që do vijnë; ata vijnë për të dhënë ndihmën e tyre, dhe kjo nuk ndikon negativisht, sepse kemi pasur edhe më parë raste të tilla ekspertizash", - u shpreh ajo. "Agjentët e huaj që do vijnë në Shqipëri nuk cenojnë sovranitetin. Ato vijnë për të ofruar ndihmë, dhe kjo nuk është hera e parë. Çështja për të cilën kërkohet ndihmë nuk është çështje që ndodh vetëm në Shqipëri. Natyra e hetimit nuk ka vetëm natyrë kombëtare, por është një çështje transnacionale dhe prandaj janë thirrur agjentët e huaj", - tha Ermonela Felaj. "Ka shumë rëndësi që palët të bashkëpunojnë të gjitha palët për kryerjen sa më të mirë të vetingut, anëtarët e PD- së së Komisionit të Sigurisë Kombëtare nuk kanë qenë se kanë pasur mbledhjen e grupit të PDsë", - u shpreh deputetja e PSsë. Deputetët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare u pritën në takim nga Arlind Gjokuta, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Agim Muslia, drejtor i Drejtorisë së Përputhshmërisë dhe Artan Shiqerukaj, përgjegjës i Sektorit të Analizës Strategjike. Gjokuta i njohu deputetët e komisionit me strukturën, fushën e veprimtarisë, aktivitetin dhe çështjet ku mund të ndërhyhet për të rritur efiçencën e veprimtarisë së institucionit që drejton.