Gazeta Shqiptare

Tahiri: Habilajt kushërinj të 10- të, prokuroria le të hetojë për mua

Ish- ministri sqaron pozicionin: Dy kriminelë që përdorën emrin tim "Gabimi i madh që nuk verifikova kujt ia shita makinën"

- Darina Tanushi

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sqaroi dje pozicionin e tij në lidhje me dosjen e Habilajve. Në një konferencë të posaçme për mediat, Tahiri u shpreh dje se dy të arrestuari­t i ka kushërinj të dhjetë, por ata kanë keqpërdoru­r emrin e tij, ashtu siç ndodh rëndom me ministrat në Shqipëri. "Unë jam rritur nga prindërit e mi, e sot rris tim bir, duke besuar tek e vërteta, i bindur se sado e madhe qoftë gënjeshtra dhe abuzimi, e vërteta dhe e drejta janë aty", u shpreh Tahiri në nisje të deklaratës së tij. "Kam mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm për më gjatë se kushdo tjetër para meje, duke mos u dorëzuar kurrë përballë sulmeve të pafundme, nga kundërshta­rë që i kisha përballë apo në krah. Kam luftuar çdo ditë, me çdo fuqi timen për të bërë detyrën me drejtësi, si detyrimin tim më të shenjtë përballë tim biri më së pari, familjes sime, përballë miqve e cilitdo që më njeh, por mbi të gjitha, përballë qytetarëve që më kanë besuar e më kanë zgjedhur e që nga sot pres me padurim të dalë e vërteta në dritën e diellit, si e vetmja rrugë për të pasur besim më të fortë te njëri- tjetri e tek Shqipëria e tim biri dhe e fëmijëve nesër", theksoi ish- ministri. "Sot është një ditë jo e lehtë edhe për mua, në raport me veten dhe moralin tim, familjen time dhe mbi të gjitha tim bir. Po kështu, në raport edhe me njerëzit që më njohin, me kolegët në parlament e politikë, me njerëzit që më kanë besuar e zgjedhur e që besojnë ende tek unë. Dy kriminelë, që janë kushërinjt­ë e mitë të shkallës së 10, janë arrestuar për trafik droge, e siç u bë publike, pa hezituar të përmendin edhe emrin tim ndonjëherë", vijoi më tej deputeti i PS- së. "Kriminelë që përdorin emra politikanë­sh a ministrash për t'u mburrur me njëri- tjetrin e për dobi të përfitimev­e të tyre të paligjshme ka pa pafund, e unë nuk jam as i pari e as i fundit. Sigurisht, nuk do doja kurrë të isha në këtë pozitë, pa dashjen time, por unë do kërkoj nga prokuroria, vetë personalis­ht, me vullnet të lirë e pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti par- lamentar a politik, të hetohet e verifikohe­t gjithçka lidhur me mua e jo vetëm, me detyrën time e jo vetëm, me familjen time e jo vetëm", nënvizoi Tahiri.

GABIMI

Ish- ministri sqaroi se i vetmi gabim i madh e i vetëm që ka bërë është ai i 4 viteve më parë, kur ka shitur makinën personale. "Unë sigurisht nuk duhet të kisha neglizhuar të verifikoja kujt po ia shisja makinën, e pa- "Edhe unë si të gjithë jam e shokuar nga çorba e gatuar prej atyre dy të damkosurve nga policia italiane, ku emri i Saimirit hynte e dilte në bisedat e tyre të ndyra. Edhe unë dua ta di të vërtetën për lidhjen e tyre të pretenduar me Saimirin dhe besoj si çdo njeri normal që të vërtetën mund ta mësojmë vetëm nga hetuesit e nga gjykatësit", shkroi dje deputetja e PS- së.

varësisht se në vendin tonë të rrallë janë ata që bëjnë këto verifikime, e të shumtë ata që më kollaj i fshehin a i çojnë në emra të tjerë pasuritë e tyre, unë përsëri mbaj përgjegjës­i morale për këtë veprim. Përtej kësaj, nuk kam pasur e as kam asnjë raport të çfarëdollo­jshëm, e aq më pak ndonjë raport të paligjshëm, ndaj nuk kam asnjë përgjegjës­i më shumë "Sa herë që re të zeza mblidhen mbi z. Rama, ai nxiton t'i hedhë përgjegjës­itë mbi bashkëpunë­torë, miq dhe shokë, të sjellë prej tij në pushtet. ' Mea culpa' nuk u dëgjua asnjëherë! Mos erdhi momenti që të drejtojmë përfundimi­sht gishtin ndaj rrënjës së të keqes, vetë zotit Rama?!", u shpreh dje kreu i PBDNJ- së.

DRITAN ZAGANI

Ish- shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani foli dje nga Zvicra, aty ku ka fituar azil politik. Ai ishte i pari që denoncoi publikisht lidhjen e Saimir Tahirit me klanin e Habilajve në Vlorë. Ai thotë se e di që drejtësia një ditë me apo pa dëshirë do ta bëjë punën e saj për këdo, ndërsa i uron Tahirit "suksese në jetë". "SUKSESE NE JETE Sajmir Tahiri… dhe marsh me vete këdo që është si ti… edhe këtë që të shiti de fakto… Se de jure ka kohë që ta ka futur!", shkroi Zagani.

për çdo aktivitet kriminal të kujtdo, qofshin edhe këta kushërinjt­ë e mitë të 10, që as kanë hezituar të përdorin emrin tim e që shpresoj drejtësia t'i hetojë e dënojë siç u takon atyre e kujtdo tjetër shkel ligjin", theksoi Tahiri. "Nuk kërkoj nga askush të më besojë e aq

më pak të më mbrojë publikisht, më së pari nga kolegët e partisë sime në parlament ose jo. Në qeveri padyshim, përfshirë kryeminist­rin. Siç nuk kërkoj nga askush që më njeh të më besojë kot, për më tepër që politikanë që betohen e përbetohen, ky vend ka parë boll, edhe kur janë kapur me presh në dorë, me filmime e regjistrim­e, duke vjedhur e duke vrarë", u shpreh Tahiri.

"Unë as jam kjo racë, e as do jem kurrë lloji i politikani­t që fshihet pas pushtetit, pas miqësisë me pronarët e medias apo në korridoret e pushtetit. As kam ndërmend të kërkoj apo t'i shtrij dorën ndokujt, në politikë, pushtet, media apo çfarëdollo­j, për të kërkuar ndonjë hije a skutë në rrugën që duhet bërë, nga unë vetë i pari, për të nxjerrë të gjithë të vërtetën në dritë. Do pres deri në fund të çdo verifikimi a çdo hetimi e as do rri duarkryq, por do luftoj vetë që çdo e vërtetë të zbardhet deri në fund e drejtësia të thotë fjalës e saj", përfundoi ai duke i kërkuar ndjesë familjes dhe të birit për këtë rrëmujë.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania